Farmaci

kor52016

Tumori në mushkëri, të dhëna pozitive nga studimi i osimertinib

tags: Kanceri

Konfirmime të reja mbi efikasitetin dhe profilin e sigurisë së osimertinib te pacientët me tumor në mushkëri me qeliza jo të vogla (Nsclc) të cilët i janë nënshtruar trajtimit të linjës së parë dhe të dytë,  mbërrijnë nga "European Lung Cancer Conference 2016". Lidhur me këtë, kompania prodhuese AstraZeneca ka prezantuar të dhënat e reja të fazës I të trialit AURA, për trajtimin e linjës së parë në 60 pacientë (koorta të kombinuara me doza 80 mg dhe 160 mg) të prekur nga Nsclc i avancuar, pozitiv ndaj mutacionit të receptorit të faktorit të rritjes epidermale (Egfr).
Studimi ka zbuluar një normë përgjigjeje objektive (Orr, masa e tkurrjes të tumorit) e barabartë me 77% dhe një mbijetesë e lirë nga progresioni (Pfs) e barabartë me 19.3 muaj.
Kohëzgjatja mesatare e përgjigjes (DoR) nuk ishte e llogaritshme (NC) në momentin e 'cut off' të të dhënave, me 53% të pacientëve që vazhdonin t'i përgjigjeshin terapisë në 18 muaj. Nga të 60 pacientët që iu nënshtruan trajtimit të linjës së parë, 5 kishin një tumor me mutacionin T790M edhe në momentin e diagnozës: të pestë këta pacientë dhanë një përgjigje afatgjatë. Efektet anësore më të zakonshme  kanë qenë irritim në lëkurë, diarre, tharje lëkure dhe paronikia.

Të gjitha eventet e gradës 3 ose më të lartë në këto kategori janë verifikuar në dozën prej 160 mg. Osimertinib ka marrë së fundi aprovimin e përshpejtuar si trajtim i parë i indikuar për pacientët me tumor në mushkëri me qeliza jo të vogla metastatike pozitiv për mutacionin T790M të Egfr në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Japoni.
Triali i konfirmimit i fazës III i cili vazhdon ende (AURA3), po vlerëson efikasitetin dhe sigurinë e osimertinib në krahasim me dyshen kimioterapike që përmban platin te pacientët me tumor në mushkëri me qeliza jo të vogla, pozitiv ndaj mutacionit T790M të Egfr, lokalisht i avancuar ose metastatik dhe kanë rezultuar progrese pas një terapie fillestare me një TKI të Egfr.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC