Farmaci

kor62016

Edhe pas gjysmë shekulli mbetet më e mira për diabetin tip 2

Metformina te pacientët me diabet tip 2 ul riskun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiake me rreth 30-40% më shumë krahasuar me sulfoniluretë. Një metanalizë e publikuar në "Annals of Internal Medicine", pohon se antidiabetiku, i cili është në treg prej mëse pesëdhjetë vitesh përdoret si terapi e linjës së parë, duke u preferuar në vend të terapive më të reja që janë prezantuar së fundi.

Metanaliza e financuar nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë është drejtuar nga kërkuesit e "Johns Hopkins University School of Medicine", të cilët kanë analizuar 204 studime me mbi 1.4 milionë persona të përfshirë në kontinente të ndryshme, me qëllim vlerësimin e risqeve dhe përfitimeve të një duzine barnash të aprovuara nga FDA për diabetin tip 2.

"Pjesëmarrësit ishin përgjithësisht në mbipeshë me një kontroll të ulët glikometabolik", pohon bashkautorja Lisa Wilson nga "Johns Hopkins University", e cila shpjegon se nga rezultatet e metanalizës del se inhibitorët e Dpp-4 (një klasë relativisht e re antidiabetikësh) janë dukshëm më pak efikase në reduktimin e niveleve glicemike në krahasim me metforminën dhe sulfoniluretë. Gjithashtu janë edhe më pak të sugjeruar se e metformina për shkak të reduktimit më të vogël të riskut për vdekje kardiake.
Një tjetër klasë e re antidiabetikësh, inhibitorët  Sglt-2, janë shkak për infeksione të lehta në 10% të pacientëve (një efekt anësor unik i këtij bari), por njësoj si agonistët e receptorit Glp1 ndihmojnë personat që i marrin, të humbin në peshë. Anasjelltas, kush trajtohet me sulfonilure rrezikon jo vetëm shtimin në peshë, por edhe një frekuencë më të madhe hipoglicemish.

"Në përgjithësi këto të dhëna tregojnë se metformina shitet aktualisht si gjenerik me kosto të ulët, funksionon po aq mirë në mos edhe më shumë se sulfoniluretë dhe barnat antidiabetike që janë tregtuar së fundi dhe duhet të përdoret si terapi e linjës së parë, - theksojnë autorët. - Marrja e një vendimi bëhet më e vështirë nëse nevojitet një bar i dytë, zgjedhja e të cilit vendoset bashkë me pacientin duke pasur parasysh avantazhet dhe efektet anësore të secilit prej tyre", përfundon Wilson.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC