Farmaci

kor142016

Antikoagulantët e rinj oralë krahasuar me warfarinën, për t'u rivlerësuar hemorragjitë gastroenterike

Antikoagulantët e rinj oralë kanë një efikasitet të barabartë me warfarinën tradicionale, por një profil tolerance e sigurie shumë herë më të mirë, meqë lidhen me një reduktim të ndjeshëm të riskut hemorragjik (veçanërisht atij cerebral, nga 35% deri në 64%). Por te disa pacientë, antikoagulantët e rinj oralë shoqërohen me një rritje të riskut për hemorragji gastroenterike (krahasuar me warfarinën) dhe prandaj është thelbësore të përpiqemi të kuptojmë se cilët janë këta pacientë dhe nëse është e mundur të parandalohet një gjasë e tillë.

Faktin e pohon Giovanni Di Minno, docent në Klinikën Mjekësore të Universitetit Federiko II në Napoli: "Në të vërtetë ekzistojnë një sërë karakteristikash klinike që mundësojnë identifikimin e menjëhershëm të personave me risk më të madh për hemorragji: Janë personat në trajtim për ulcer peptike; personat që marrin inhibitorë të pompës protonike; personat me hipertension arterial ose që kanë një bronkopneumoni kronike emfizematoze".

Pastaj është një pikë e dytë që duhet pasur parasysh: "Siç dihet, hemorragjitë  e traktit gastroenterik ndahen në hemorragji të traktit gastrointestinal të sipërm (gastrik) dhe të traktit gastrointestinal të ulët (zorrë)", nënvizon klinicisti. E pra me warfarinën këto hemorragji janë 75% të sipërme dhe për 25% të ulëta, ndryshe nga ç'ndodh me disa nga antikoagulantët e rinj oralë, ku në dy molekula eventet hemorragjike janë kryesisht të sipërme dhe në dy të tjera për pjesën më të madhe të ulëta.

Përse është i rëndësishëm ky dallim? "Sepse hemorragjitë e traktit gastrointestinal të sipërm janë të ndjeshme ndaj inhibitorëve të pompës protonike, barna zakonisht të përdorura për ulcerën peptike. Ky është një tjetër informacion i rëndësishëm për të parandaluar këto evente hemorragjike. Pra nga njëra anë kemi identifikuar  pacientë më në risk, nga ana tjetër në të paktën gjysmën e rasteve kemi mundësi të përdorim inhibitorët e pompës protonike. Gjithashtu nëse ka hemorragji, parashikohen një sërë ndërhyrjesh (antidote) për t'i penguar ose kontrolluar ato", përgjigjet Di Minno.

"Duhet edhe të merret parasysh fakti se përtej studimeve klinike, në përdorimin e përditshëm regjistrat kanë treguar se në fund të fundit ky risk për hemorragji gastroenterike nuk është edhe aq i lartë nga sa pritej. Dhe kjo e qetëson mjekun mbi përdorimin e këtyre barnave të reja, mbi efikasitetin dhe sigurinë e tyre. Warfarin, për shkak të natyrës së saj, bart një sërë ndërveprimesh me barna të ndryshme dhe bimë mjekësore, ndërsa antikoagulantët e rinj oralë kanë ndërveprime shumë të vogla. Kjo nënkupton se duke dhënë një antikoagulant të ri oral ka shumë mundësi që dozimi i përshkruar të mbetet i pamodifikuar dhe efekti i tij as nuk do të fuqizohet as do të pakësohet nga përdorimi i barnave të tjera, bimëve mjekësore apo ushqimeve", thotë studiuesi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC