Farmaci

kor182016

Barnat për disfunksionin erektil, faktor i mundshëm risku për melanomë

tags: BARNA

Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka pohuar se do të studiojë një lidhje të mundshme mes melanomës dhe barnave për disfunksionin erektil (DE) të tilla si sildenafil e tadalafil, një tezë kjo e ngritur që më parë nga kërkues të tjerë. Njoftimi shoqëron listën e barnave që janë nën vëzhgim ("watch list") nga enti rregullator amerikan i cili përmban probleme të mundshme sigurie të mbledhura nga FDA për sinjalizimin e efekteve anësore gjatë tre muajve të parë të 2016-s. Gjithsej janë listuar 17 barna ose klasa barnash të tilla si trajtime për kancerin, për probleme të qarkullimit, për trajtimin e konditave të ndryshme psikiatrike dhe diabetit.

Në lidhje me këtë të fundit, FDA ka specifikuar që po kontrollohen pacientë të cilët kanë marrë një hepatit pas përdorimit të barnave që përmbajnë metforminë. Përfshirja e një bari në listën trimestrale nuk tregon se FDA ka vendosur se ka një lidhje shkak-efekt mes barit dhe efektit anësor të sipërcituar.
Nga ana tjetër, nëse nga studimi do të dilte një lidhje rastësore, agjencia duhet të mbledhë informacione të tjera për të përshkruar më mirë risqet e mundshme, për të rishikuar fletën ilustruese të barit për të kërkuar strategji më të forta apo në raste ekstreme, tërheqjen e barit nga tregu.

FDA po angazhon tani edhe kërkues të tjerë lidhur me studimin e inhibitorëve të fosfodiesterase (Pde)-5. Një studim në "Jama Internal Medicine" në vitin 2014 mori nën shqyrtim një kombinim mes përdorimit të sildenafil dhe shtimit të riskut për zhvillimin e melanomës. Ndër të tjera vetë autorët kishin saktësuar se evidenca epidemiologjike nuk ishte aq e fortë sa për të ndryshuar rekomandimet klinike për trajtimin e disfunkisonit erektil. Një tjetër artikull i publikuar në "Jama" në vitin 2015 nuk solli rezultat të ndryshëm. Duke u bazuar në një databazë të gjerë të pacientëve suedezë, autorët raportuan se në 4 mijë burra me diagnozë për melanomë malinje përdorimi i inhibitorëve të Pde-5 ishte i lidhur me një shtim prej 20% të riskut për kancer.

Megjithatë risku për melanomë u shfaq më i lartë mes burrave që kishin marrë një përshkrim të vetëm të një inhibitori Pde-5 në krahasim me ata që kishin marrë përshkrime të shumëfishta: ky fakt bëri që autorëve t'ju lindte dyshimi se risku i shtuar kishte të bënte me stilin e jetë dhe faktorët demografikë. Në fakt risku për melanomë rezultoi më i lartë edhe mes burrave me shkallë më të lartë arsimimi dhe të ardhurash, ashtu si te ata me karcinomë dhe qeliza bazale, ku nuk u shfaq bio-kimikisht i implikuar me barna të tjera për disfunksion erektil. Përfundimi ishte se me shumë mundësi burrat që merrnin barna për DE dhe ishin të prekur nga melanoma të identifikuar në studim, i përkisnin një kategorie që ekspozohej shumë në diell. Sidoqoftë kërkimi FDA vazhdon.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC