Farmaci

kor292016

Ketoconazole për infeksionet fungale: FDA rinovon ndalimin e përshkrimit

tags: BARNA

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka publikuar një njoftim drejtuar profesionistëve shëndetësorë duke i paralajmëruar që të mos përshkruajnë barna anti-mykotike me bazë ketoconazole në tableta për trajtimin e infeksioneve fungale në lëkurë dhe thonj. Nga përdorime të tilla konfirmohet në fakt risku për dëmtime të rënda në mëlçi, probleme në gjëndrat mbiveshkore dhe ndërveprime serioze me barna të tjera që i tejkalojnë përfitimet e  ketoconazole.

Në Bashkimin Evropian barnat që përmbajnë ketoconazole dhe që merren në rrugë orale janë ndaluar në vitin 2013 pas një rishikimi nga Komiteti për Vlerësimin e Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) të Agjencisë Evropiane të Barnave. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara mbeten të autorizuara për shkak të infeksioneve të rënda fungale sistemike, meqë nuk është në dispozicion asnjë terapi tjetër antimykotike.

CHMP kishte dalë në përfundimin se risku për dëme hepatike ishte më i madh në krahasim me përfitimet e barit në trajtimin e infeksioneve fungale dhe kishte vendosur ndalimin e tij duke marrë për bazë barna të tjera antimykotike si alternativa të vlefshme.
Pas rishikimit të CHMP në 2013-n, një vit më vonë u autorizua në Bashkimin e Evropian ketoconazole HRA (që përmbante ketoconazole në formë orale) për trajtimin e sindromës Cushing (një çrregullim hormonal i shkaktuar nga nivelet e larta të kortizolit). Meqë bari përshkruhet nga specialistët, ka pak mundësi  për një përshkrim të tij për administrime off-label./ AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC