Farmaci

kor292016

Politerapia, barnat që mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë insuficiencën kardiake

tags: BARNA

Shumë barna me përshkrim, të banakut apo fitoterapikë mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë insuficiencën kardiake, prandaj është me rëndësi që pacienti të informojë mjekun e tij për të gjitha barnat që përdor. Ja çfarë shkruhet ndër të tjera në dokumentin e Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) të publikuar në revistën "Circulation", me autor të parë Robert Page, profesor i farmakologjisë klinike në Universitetin e Kolorados. "Një pacient me insuficiencë merr mesatarisht 7 barna në ditë, më shumë se 1/3 merr integratorë me bazë bimore, 2/3 marrin vitamina dhe 7 pacientë në 8 produkte të banakut", pohon kërkuesi. Kur një pacient merr më shumë se 4 barna, risku i ndërveprimit bar-bar shtohet me 38%, duke arritur në 82% nëse barnat janë 7 ose më shumë.

"Kombinimi i përshkrimeve të shumëfishta varet shpesh nga prania e sëmundjeve të tjera përveç insuficiencës dhe i bën pacientët veçanërisht të brishtë ndaj ndërveprimeve farmakologjike që mund të çojnë në shtrime në spital ose edhe në vdekje", shkruajnë ekspertët e AHA, që pikërisht për të shmangur  këto pasoja kanë krijuar  një guidë për ndërveprimet mes barnave me përshkrim, të banakut dhe atyre "alternative" që mund të përkeqësojnë insuficiencën kardiake.

Por jo vetëm: përveç listës së gjatë të barnave mundësisht të dëmshme për një zemër të lodhur, dokumenti përmban një sërë rekomandimesh me fokus reduktimin e politerapisë. "Për shembull barnat e banakut të përdorura gjerësisht për dhimbje dhe djegie në stomak mund të çojnë në mbajtjen e lëngjeve, duke rritur punën kardiake dhe duke përkeqësuar insuficiencën", shpjegon farmakologu. Ai kujton se shumë produkte me bazë bimore mund të influencojnë  metabolizmin kardiak në mënyrë të dëmshme. "Pacientët duhet të informohen se produktet e banakut dhe ato "alternative" mund të mos  jenë të sigurta vetëm sepse blihen pa recetë, por duhet të njoftojnë mjekun e tyre sa herë që mendojnë të fillojnë ose modifikojnë në terapi", përfundon Page.

 

Circulation 2016. doi: 10.1161/CIR.0000000000000426
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27400984


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC