Farmaci

gus292016

Barna online, studimi: ndryshime çmimesh me mbi 100%

tags: BARNA

Farmacitë dhe parafarmacitë në Itali janë autorizuar të shesin barna edhe online, por me rregulla të mirëpërcaktuara: vetëm produktet pa detyrimin e recetës mjekësore mund të vihen në dispozicion në website me një vulë nga Ministria e Shëndetësisë. Për konsumatorët është një mundësi e re aksesi ndaj barnave, por me kosto të rëndë në portofolin e tyre.

Në lidhje me këtë një studim i Altroconsumo është përpjekur të verifikojë pro-të dhe kundrat për blerjet online, me një analizë çmimesh për 21 barna pa recetë të shitura në internet nga 84 farmaci dhe 16 parafarmaci. Duke përjashtuar koston e dërgimit, ndryshimi i çmimit arrinte deri në 134%.

Nuk është dhënë "dritë jeshile" për të shitur online çdo bar nga çdo websit, të autorizuara për shitjen e barnave online janë si farmacitë edhe parafarmacitë, por vetëm nëse kanë një aktivitet të tyrin fizik. Shumë website të paligjshme hiqen si pika shitjesh të autorizuara, duke përdorur edhe emra të rreme siç del nga studimi. Një fenomen i tillë nuk është i kufizuar, faqe si këto në internet gjen me dhjetëra.

Megjithatë ka më shumë se një anë pozitive duke qenë se është e mundur t'i presim barnat drejtpërdrejt në shtëpi, sidomos kur një person është i sëmurë apo i moshuar. Gjithahstu online është e mundur të vlerësoni çmimet më të mira, në një numër më të madh farmacish se ato që mund të vizitoni fizikisht. Dhe nga një websit në tjetrin çmimet për të njëjtin konfeksion barnash mund edhe të dyfishohen.

Nëse konsumatorët ndeshen me një faqe që shet viagra ose antibiotikë (sipas ligjit italian të dyja shiten vetëm me recetë) është sigurisht një operator i paligjshëm, nga i cili duhet të qëndroni larg. Ligjërisht në Itali nuk është e mundur të blihen barna nga site që e kanë bazën jashtë territorit të saj: kjo sepse është e ndaluar të futen barna pa një fletë ilustruese të shkruar në italisht. Në fund sipas ligjit barnat e shitura online duhet të kenë të njëjtin çmim që kanë në farmacinë fizike.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC