Farmaci

gus312016

Kombinimi metformin/empagliflozin, FDA: Ok për trajtimin e diabetit 2

tags: BARNA

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar një shtrirje të indikimit terapeutik për një kombinim të përbërë nga metformina + empagliflozin, i njohur si Synjardy (Boehringer Ingelheim/Lilly), me qëllim lejimin e përdorimit të produktit te të rriturit me diabetit tip 2. Kombinimi indikohet bashkë me dietën dhe ushtrimin fizik për të përmirësuar kontrollin glicemik kur trajtimi me empagliflozin dhe metformin është i përshtatshëm në këta pacientë. 

Skeda teknike e Synjardy është përditësuar për të përfshirë rezultatet e një studimi të fazës 3 me përzgjedhje rastësore dhe kontroll aktiv, i cili ka vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e empagliflozin në kombinim me metforminën si terapi fillestare  në krahasim me përdorimin e këtyre principeve të marra si komponentë të vetëm. Në studimin 24 javor, kombinimi i empagliflozin 10 dhe 25 mg me metforminën 1.000 mg ose 2.000 mg ka çuar në një reduktim domethënës të HbA1c: në krahasim me dozën korresponduese ndaj komponentëve të vetëm, nënvizon shtëpia farmaceutike në një komunikatë për shtyp.

Metformina është e indikuar si terapi e linjës së parë në diabetin tip 2 dhe empagliflozin, inhibitori më i fundit i ko-transportuesit-2- natrium glukozë (Sglt-2i), ka tërhequr interes të madh për përdorim në trajtimin e diabetit pas rezultateve të referimit të studimit Empa-Reg.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC