Farmaci

sht12016

Nga pilulat te spray, dëmet dhe ndryshimet për shkak të konservimit të gabuar

tags: BARNA

Barnat për tiroidet, ato që përmbajnë hormone, kontraceptivët, antibiotikët, aspirina, antiepileptikët dhe antikoagulantët janë disa prej shembujve të asaj se si i nxehti dhe në përgjithësi variacionet e temperaturave mund të ndryshojnë efikasitetin dhe datën e skadencës dhe si rrjedhojë të kenë efekte në shëndet. E kujton një komunikatë e Federfarmës në Itali, që tërheq vëmendjen mbi riskun e degradimit të barnave lidhur me të nxehtin dhe me konservimin e keq, si p.sh. ekspozimi në diell apo në frigorifer. Kufiri i riskut të nxehtësisë fillon me 25°C: mjaftojnë edhe pak ditë në temperaturë të lartë për të afruar datën e skadencës.

Në veçanti, formulimet e lëngshme, që përmbajnë ujë janë më të ndjeshme ndaj temperaturave. Në momentin që indikimet për konservim nuk janë specifikuar vlen rregulli i përgjithshëm i vendit të freskët e të thatë dhe temperaturës më e ulët se 25°C.
Nëse barnat ekspozohen për një kohë të shkurtër (një ose dy ditë) në temperatura më të larta se 25°C nuk dëmtohet cilësia, por nëse ekspozohen për një kohë më të gjatë afrohet shumë data e skadencës. Ndërsa nëse temperatura e konservimit indikohet në mënyrë specifike, mosrespektimi mund edhe t'i bëjë këto barna të dëmshme për shëndetin.

Nëse jeni në udhëtim, barnat që e kanë të nevojshme duhet të transportohen në një kontenitor termik dhe të shmangin temperaturat e larta të bagazhit. Edhe mbajtësja tradicionale e barnave mund të nxehet dhe të lëshojë substanca të dëmshme duke ndryshuar karakteristikat e produktit.  Edhe barnat më të zakonshme mund të prodhojnë efekte të dëmshme, nëse ekspozohen ndaj temperaturave shumë të larta. Çështja rëndohet kur flitet për patologji kronike si diabeti ose sëmundje kardiake edhe ndryshimi i një doze të vetme mund të jetë i rrezikshëm.

Vëmendje të veçantë duhet treguar edhe me antiepileptikët dhe antikoagulantët: modifikime të vogla si këto mund të përbëjnë ndryshim për shëndetin. Disa ndryshime që mund të verifikohen në antibiotikë dhe aspirina mund të shkaktojnë dëme në veshka ose në stomak. Edhe një krem me bazë hidrokortizonin për shkak të nxehtësisë mund të shpërbëjë komponentët e tij dhe të humbasë efikasitetin. Të njëjtat masa duhen zbatuar për barnat në spry që nuk duhen lënë kurrë në ekspozimin e drejtpërdrejtë të diellit dhe temperaturave të larta.
 
"Janë të gjitha të rëndësishme rregullat për konservimin korrekt të barnave gjatë sezonit të vapës, - shpjegon Marco Bacchini, president i Federfarmas Verona - edhe strishat për testet diagnostike, si p.sh. ato për verifikimin e niveleve të sheqerit në gjak, shtatzënisë dhe ovulacionit, e vuajnë lagështinë e madhe që mund të shkaktojë variacione duke ofruar një lexim jo korrekt të rezultatit. Barnat për tiroidet, kontraceptivët dhe barnat e tjera që përmbajnë hormone janë veçanërisht të ndjeshme ndaj variacioneve termike.
Ekziston edhe paradoksi i pacientëve që i venë barnat në frigorifer duke mos e ditur që është një veprim  ekstremisht i dëmshëm për integritetin e principeve aktive. Madje insulina dhe barnat në suspension  mund të humbin efikasitetin e tyre nëse lihen në ngrirje, nuk duhet të konservohen kurrë në temperatura më të ulëta se 2° C.
Gjatë udhëtimit në avion barnat duhet të mbahen në një çantë dore dhe sidomos kur është fjala për barna jetëshpëtuese këto duhet të shoqërohen me recetat përkatëse, pasi mund të jetë e nevojshme të tregohen në fazat e kontrollit. 

Gjithashtu ndodh shumë shpesh të përballemi në verë me probleme të syve, me skuqje edhe të rënda për përdorimin e kremrave e pomadave të papërshtatshme për përdorim oftalmik. Në fund, duhet sinjalizuar përdorimi korrekt i xheleve dhe patch-eve me bazë ketoprofenin ose kremrave me bazë prometazinën (për pickimet e insekteve ose alergjive në lëkurë): nuk duhet të ekspozoheni në diell pasi kjo mund të shkaktojë njolla dhe lezione të rënda. Për fat të keq, - përfundon Bacchini, - pavarësisht se farmacisti e thekson këtë kundër-indikim të rrezikshëm në fazën e dispensimit, pacientë shpesh nuk i ndjekin paralajmërimet sepse preferojnë të nxihen me çdo kusht". Në momentin e blerjes është e rëndësishme që të informohet qytetari mbi konservimin korrekt të çdo produkti që gjendet në farmaci.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC