sht212016
Dëmi kardiak mund të shmanget te fëmijët në kimioterapi
Një kimioterpaik i fuqishëm mund të shpëtojë jetën e fëmijëve të sëmurë me kancer me koston e efekteve të mundshme anësore afatgjata në zemër. Por një studim në "British Journal of Clinical Pharmacology", tregon se dëmi kardiak mund të shmanget me përdorimin e një bari kardioprotektiv. Progreset e vazhdueshme në terapinë antikancer kanë rritur dukshëm mbijetesën te fëmijët, por nga ana tjetër i kanë vendosur të mbijetuarit përballë riskut në rritje për efekte anësore afatgjata të lidhura me trajtimin.
Një shembull janë antraciklinat, barna shumë të përdorura në trajtimin e fëmijëve të sëmurë me kancer: ekstremisht efikase, por edhe kardiotoksike. Aq sa Steven Lipshultz nga Wayne State University School of Medicine në Detroit, pas ekzaminimit bashkë me kolegët të literaturës mjekësore, është shprehur se antraciklinat shtojnë riskun e kardiomiopatisë, insuficiencës kardiake, sulmeve akute kardiake, sëmundjeve valvulare dhe perikardike, hipertensionit dhe patologjive të tjera kardiovaskulare të lidhura. Grupi i studiuesve po ashtu ka vëzhguar se dexrazoxane (bar kardioprotektiv) i tregtuar si Cardioxane është efikas në parandalimin e kardiotoksicitetit kronik kumulativ i shkaktuar nga përdorimi i antraciklinave të tilla si si doksorubicin apo epirubicine ndër të tjera pa reduktuar veprimin anti-tumoral.
"Nga ky rishikim del se efektet e mundshme anësore të trajtimit të tumoreve te fëmijët vazhdojnë për një kohë të gjatë, me një kardiotoksicitet shpesh progresiv dhe të përhapur veçanërisht pas administrimit të antraciklinave", shkruajnë autorët. Ata nënvizojnë se të dhënat e mbledhura tregojnë se dëmi kardiak i lidhur me trajtimin kimioterapik mund të përmirësohet dhe parandalohet nga dexrazoxane i administruar menjëherë para çdo doze. "Mbulimi me Cardioxane iu lejon antraciklinave të shprehin efikasitetin maksimal anti-kancer pa shkaktuar dëme në zemër", pohon Lipshultz duke nënvizuar se dexrazoxane duhet të konsiderohet si pjesë integrale e terapisë te fëmijët dhe të rinjtë e trajtuar me antraciklinë.
Br J Clin Pharmacol. 2016. doi: 10.1111/bcp.13120
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27591829