sht262016
Rinosinuziti kronik: steroidet topike nazale ende pak të përdorura nga të rriturit
Pavarësisht se udhëzuesit e praktikës klinike rekomandojnë përdorimin e përditshëm, terapia topike me steroide nazale vazhdon të jetë pak e përdorur nga të rriturit e prekur nga rinosinuziti kronik. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në "Jama Otolaryngology-Head & Neck Surgery" dhe i koordinuar nga Luke Rudmik nga Universiteti i Calgaryt në Kanada.
Rinosinuziti kronik, një sëmundje ku inflamacioni dhe edema e mukozës së sinuseve paranazale krijon një grumbullim të mukusit në kavitetet e prekura me simptoma si kongjestioni nazal, rhinorrhea ballore, cefalea, hiposmia, kolla, fryma e keqe dhe ndonjëherë temperaturë, është një sëmundje e zakonshme që trajtohet me terapi mjekësore të zgjatura, me kosto të larta direkte dhe indirekte. "Trajtimi me steroide nazale ka treguar se është shumë efikas në përmirësimin si të simptomave të sëmundjes edhe të cilësisë së jetës së pacientëve", shkruajnë kërkuesit, duke nënvizuar se përdorimi i vogël i kësaj terapie mund të përfaqësojë një boshllëk në cilësinë e kurave.
Për këtë arsye Rudmik dhe kolegët verifikuan modelet e përdorimit të steroideve intranazale duke analizuar një arkiv me të dhënat e asistencës shëndetësore për popullsinë kanadeze gjatë 2014-2015. "Pasi vlerësuam në total 19.057 pacientë të rritur me rinosinuzit kronik, zbuluam se norma globale e përdorimit të steroideve intranazale ishte me 20%, me diferenca të mëdha gjeografike si në numrin e pacientëve edhe në dozimin e trajtimit", pohojnë kërkuesit. "Në vija të përgjithshme këto rezultate tregojnë një mos përdorim domethënës të terapisë topike me steroide intranazale te të rriturit me rinosinuzit akut", shkruajnë autorët, duke shtuar se arsyet e përdorimit të vogël mbeten tani për tani të panjohura. "Duke qenë se udhëzuesit mbi terapinë e rinosinuzitit kronik rekomandojnë në mënyrë unanime përdorimin e përditshëm të steroideve topike është e nevojshme të kujtohet se implementimi i këtij trajtimi mund të përfaqësojë një mundësi për përmirësimin e cilësisë së kurave", përfundon Rudmik.
Jama Otolaryngol Head Neck Surg. 2016. doi: 10.1001/jamaoto.2016.1110http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27560503