Farmaci

tet272016

Kortikosteroidet topike, kortikofobia redukton trajtimin terapeutik

tags: psoriazë

Ndonëse kortikosteroidet topike përfaqësojnë terapinë anti-inflamatore topike më efikase për dermatitin atopik dhe psoriazën, kortikofobia pra frika nga efektet anësore të "kortizonit" dhe formulimet pak të përshtatshme për nevojat e pacientit, e kushtëzojnë shumë përdorimin e tyre: 20-50% e pacientëve nuk e ndjekin terapinë, 30% as nuk e blejnë, ndërsa 35-75% e ndjekin në mënyrë të papërshtatshme, p.sh. aplikojnë sasi më të vogla nga ç'nevojiten.
Frika ndaj kortizonikëve, - shprehen ekspertët e Shoqatës Italiane të Dermatologjisë, - shpesh vjen nga njohja e pakët e ndryshimeve mes barnave të vjetra dhe të reja, dhe e mënyrës së duhur të përdorimit. Pasoja e parë është përdorimi i gabuar i terapisë, ndërsa pacientët kanë tendencën t'i konsiderojnë këto barna si një burim i fundit për t'i marrë, vetëm në rastet kur sëmundja është përkeqësuar shumë".

Giampiero Girolomoni, drejtor në Qendrën Universitare të Integruar në Verona nënvizon se evidencat shkencore tregojnë se "efektet anësore dhe risqet mund të minimizohen fare lehtë. Jo të gjithë përbërësit janë të njëjtë dhe ka ndryshime thelbësore në formulime sa i takon efikasitetit e tolerancës. Rëndësi e madhe duhet t'i kushtohet edhe dialogut mes profesionistit e pacientit, pikërisht për të transmetuar rekomandimet mbi përgatitjet topike, se kur dhe sa të aplikohen.

Për të arritur efikasitet maksimal është e rëndësishme që mjeku të përshkruajë preparate topike në pajisje me lehtësi më të madhe trajtimi, të japë udhëzime të shkruara mbi sasinë dhe mënyrat e aplikimit dhe të shpjegojë fazat e trajtimit.
"Edhe farmacisti shpesh i pyetur për këshilla mbi problemet mbi lëkurën, ka një rol të rëndësishëm informimi mbi mënyrën e aplikimit dhe dozës së duhur, duke e ditur se gjysmë Ftu (fingertip unit)  është sasia e mjaftueshme për të trajtuar një zonë lëkure sa pëllëmba e dorës". 
Ekspertët sinjalizojnë hedhjen në treg të një formulimi të ri të furoat mometazoni për përdorim topik. "I njohur si trajtim standard për patologjitë inflamatore të lëkurës që paraqet, - shpjegon Girolomoni, - ai ka karakteristika 'kozmetike' që e bëjnë pak a shumë të këndshëm për pacientin. Në përgatitjen e re ka një përqendrim më të madh uji, deri në 50% kundrejt 3% - 33% të formulimeve të tjera, vaji i kokosit si eksipient në vend të parafinës e bën më të përthithshëm dhe më pak të yndyrshëm".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC