Farmaci

nën72016

Barna me testosteron, FDA zgjeron paralajmërimet

Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka vendosur të shtrijë paralajmërimet që duhen përfshirë në konfeksionet e të gjitha produkteve me bazë testosteroni. Vendimi është marrë pas vlerësimit të disa të dhënave të literaturës shkencore, ku raportohen risqe të lidhura me abuzimin dhe varësinë ndaj testosteronit dhe steroideve të tjera androgjene të anabolizuara (Aas).

Këto produkte kontrollohen nga "Controlled Substances Act", statuti që rregullon distribuimin dhe përdorimin e substancave në territorin amerikan, në veçanti të drogave të përdorura për qëllime terapeutike. Ato klasifikohen mes substancave për të cilat ekziston një risk abuzimi nga të rriturit te adoleshentët, në veçanti nga atletët dhe personat që merren me bodibilding.

"Abuzimi me testosteronin, i deklaruar nga FDA në doza më të larta se sa mendohet zakonisht dhe në kombinim me steroide të tjera anabolizuese, lidhet me një risk të madh për sistemin kardiovaskular, mëlçinë, shëndetin mendor dhe sistemin endokrin".
Disa vite më parë, FDA kishte vendosur sinjalizimin në skedat teknike të produkteve me bazë testosteronin, mbi rrezikun e koagulave hematike me origjinë venoze, por studime të tjera e shtrinë edhe më tej gamën e risqeve.

Sot FDA sinjalizon mes efekteve të mundshme të rënda infarktin miokardiak, iktusin, depresionin, zhvillimin e sjelljeve agresive, toksicitetin hepatik dhe sterilitetin mashkullor, por personat që abuzojnë me këto substanca kanë raportuar dhe raportojnë gjithashtu simptoma të lodhjes, depresionit, irritimit, humbjes së oreksit, zvogëlimit të libidos dhe pagjumësisë. Paralajmërimet e reja kanë të bëjnë në veçanti me risqet kardiake dhe të shëndetit mendor të lidhura me përdorimin e testosteronit.
Produktet me bazë testosteronin janë aprovuar për përdorim te burrat me nivele të pamjaftueshme të këtij hormoni të lidhura me kushtet mjekësore, ndonjëherë të llojit gjenetik ose pas një trajtimi kemioterapik. Informacionet e reja nënvizojnë rëndësinë e matjes dhe mbajtjes nën kontroll të niveleve sierike të testosteronit në rast se ka abuzim me substanca të paligjshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC