nën162016
Statinat, kura me intesitet të lartë redukton vdekshmërinë
Ekziston një lidhje mes vdekshmërisë dhe intesitetit të kurës me statina, sipas një studimi të publikuar në "Jama Cardiology", i cili e rikonfirmon trajtimin si gur të çmuar në parandalimin e sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare (Ascvd). "Edhe pse është treguar në mënyrë të përsëritur se përdorimi i statinave redukton sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë kardiovaskualre, terapia në përgjithësi dhe ajo me intesitet të lartë në veçanti, mbetet pak e përdorur te pacientët me sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare", pohon Paul Heidenreich nga Stanford University në Kaliforni, që bashkë me kolegët ka analizuar vdekshmërinë kardiovaskulare në raport me intesitetin e terapisë me statina në mbi 50 mijë pacientë me sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare, mosha mesatare 60 vjeç të asistuar nga sistemi shëndetësor Veterans Affairs.
Intesiteti i terapisë është përkufizuar sipas indikimeve të udhëzuesve të vitit 2013 të Shoqatës Amerikane të Zemrës /Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Përdorimi i statinave të ndryshme është vlerësuar duke analizuar përshkrimet e zbatuara në harkun e 6 muajve, shpjegojnë kërkuesit duke theksuar se 30% e grupit merrte statina me intesitet të lartë, të tilla si atorvastatinë 40 dhe 80 mg, rosuvastatinë 20 dhe 40 mg, simvastatinë 80 mg.
46% e kampionit ndiqte një kurë me intesitet të moderuar: atorvastatinë nga 10 në 20 mg; fluvastatinë 40 mg dy herë në ditë ose 80 mg një herë në ditë; lovastatinë 40 mg; pitavastatina nga 2 në 4 mg; pravastatinë nga 40 në 80 mg; rosuvastatinë nga 5 në 10 mg dhe simvastatinë nga 20 në 40 mg.
Në fund 6.7% e pjesëmarrësve ishte në trajtim me intesitet të ulët: fluvastatinë nga 20 në 40 mg, lovastatinë 20 mg, simvastatinë 10 mg, pitavastatinë 1 mg dhe pravastatina nga 10 në 20 mg. Ndërsa 18% nuk merrte statina.
Në fund të follow up të zgjatur 492 ditë, kërkuesit zbuluan një lidhje progresive mes intesitetit të kurës dhe vdekshmërisë në një vit: 4% për intesitetin e lartë; 4.8% për intesitetin e moderuar; 5.7% për intesitetin e ulët dhe 6.6% për ata që nuk merrnin statina. "Rezultate sugjerojnë një mundësi të ndjeshme për përmirësim në parandalimin sekondar të sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare me optimizim të intesitetit të terapisë me statina", komenton në një editorial Robert Bonow, profesor i kardiologjisë Northwestern University Feinberg School of Medicine në Çikago.
Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.4052
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27829091
Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.4479
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27829079