jan92017
Dy studime tregojnë efikasitetin e secukinumab në trajtimin e psoriazës
Efikasitet i lartë në trajtimin e psoriazës dhe sodisfaksioni i pacientëve që e administrojnë vetë barin secukinumab, janë këto rezultatet që dalin nga dy studime të fazës III të cilët kanë vlerësuar vetitë e tij në shërimin e shpejtë të lezioneve psoriatike në lëkurë me administrim nëpërmjet shiringës së mbushur paraprakisht (Pfs) dhe autoinjektimit me penë (Ai). Është fjala për inhibitorin e parë të interleukinës -17A (IL-17A) për të cilin janë prezantuar të dhënat e fazës III me kërkesa për autorizim të depozituara pranë autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën.
Të dhënat e reja të prezantuara në kongresin 7° vjetor të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë dalin nga dy studime.
Në analizë tregohet se si secukinumab (300 mg) ka arritur një lëkurë thuajse të lirë nga lezionet - e përshkruar si Psoriasis Area and Severity Index 90 (PASI 90) në javën e 12 të trajtimit (60,3% në studimin FEATURE dhe 55% në studimin JUNCTURE, p <0,0001) në një numër të madh pacientësh në krahasim me placebon.
Rezultate të tilla janë koherente me studimin e fazës III FIXTURE (the Full year Investigative eXamination of secukinumab vs. eTanercept Using 2 dosing Regimens to determine Efficacy in psoriasis) ku bari u tregua dukshëm me superior se etanercept.
Informacione të mëtejshme lidhen me lehtësinë e përdorimit dhe sodisfaksionin e pacientëve që iu nënshtruan administrimit të secukinumab nëpërmjet PFS dhe AI: pikët mbi sodisfaksionin të treguara me Self-Injection Assessment Questionnaire arritën në një nivel të lartë, po aq i mirë ishte edhe profili i sigurisë i raportuar.