shk152017
Acidi acetilsalicilik në doza të ulëta, më i sigurti në parandalimin e kancerit kolorektal
Mes pacientëve me histori neoplazie kolorektale, acidi acetilsalicilik (Asa) me doza të ulëta mund të jetë zgjedhja më e sigurt për parandalimin e kancerit kolorektal, ndonëse AIJS-të (jo Asa) janë superiore në efikasitet. Këtë përfundim e mbështesin rezultatet e një rishikimi sistematik të publikuar në "BMJ" dhe të zhvilluar nga një grup kërkuesish të drejtuar nga Siddharth Singh në Universitetin e Kalifornisë.
"Rezultatet tona konfirmojnë rekomandimet e fundit të "Us Preventive Services Task Force" (Uspstf) për përdorimin e acidit acetilsalicilik me dozim të ulët në parandalimin primar të neoplazisë kolorektale dhe si agjent kimio-parandalues sekondar në pacientë me neoplazi të mëparshme kolorektale, me efikasitet të ndryshëm në studime të ndryshme", shprehet Singh.
Kërkuesit zhvilluan një metanalizë në çifte dhe një tjetër sipas rrjetit bayesiana për të krahasuar efikasitetin dhe sigurinë e acidit acetilsalicilik me doza të larta e të ulëta, të AIJS-ve jo Asa, kalciumit, vitaminës D dhe acidit folik, vetëm ose në kombinim, për parandalimin e tumorit kolorektal brenda 3 - 5 viteve nga kolonoskopia treguese te personat me neoplazi të mëparshme të zorrës së trashë.
Pas një kërkimi në regjistrat e Medline, Embase dhe Web of Science, u përfshinë në analizë 15 studime të kontrolluar dhe me grupime rastësore (për një total prej 12.234 pacientësh) duke ballafaquar 10 strategji të ndryshme. AIJS-të jo Asa të krahasuara me placebon rezultuan më efektivë në parandalimin e një neoplazie të avancuar metakrone me një reduktim të riskut prej 63%. Doza të ulëta të Asa-s krahasuar me placebon kishin një reduktim të riskut prej 29%. Asa plus acid folik kishin një reduktim të riskut prej 27%. Asa plus kalcium dhe vitaminë D kishin një reduktim të riskut prej 29% dhe Asa me doza të larta 19%. AIJS-të jo Asa u treguan gjithashtu superiorë në parandalimin e çdo lloj neoplazie metakrone, ndërsa Asa me dozim të ulët dhe të lartë kishin një efikasitet të krahasueshëm. Megjithatë AIJS-të jo Asa kishin 23% më shumë mundësi për të shkaktuar efekte anësore, ndërsa doza të ulëta të acidit acetilsalicilik u klasifikuan si më të sigurtat mes agjentëve kimio-parandalues.
"Pacientët me risk të lartë për neoplazi kolorektale metakrone dhe risk të ulët kardiovaskular, në veçanti për ata që vëzhgimi kolonoskopik është i vështirë për t'u kryer, duhet të konsiderojnë parandalimin e një neoplazie të avancuar me AIJS jo selektivë, - pohojnë autorët e studimit. - Nga ana tjetër, acidi acetilsalicilik me doza të ulëta mund të jetë i nevojshëm për të gjithë pacientët, pavarësisht riskut neoplazik bazal, duke parë profilin e tij të favorshëm risk/përfitim".
Sidoqoftë duke parë shkallën e ulët të besueshmërisë së vlerësimeve të ndryshme, janë të nevojshme triale të fenotipizimit molekular dhe kimio-parandalimit për të vendosur se si mund të grupohen në mënyrë optimale personat sipas riskut, në bazë të sigurisë së trajtimit dhe probabilitetit të përgjigjes.
Bmj, 2016;355;i688. doi: 10.1136/bmj.i6188
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27919915