Farmaci

mar82017

FDA aprovon Odactra kundër alergjisë nga grimcat e pluhurit

Administrata Amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) ka aprovuar Odactran, ekstraktin e para alergjenik që administrohet në rrugë sublinguale për trajtimin e riniteve alergjike të shkaktuara nga grimcat e pluhurit (HDM), me ose pa konjuktivit, në të rriturit me moshë mes 18 - 65 vjeç.

Odactra ekspozon pacientët ndaj alergjeneve të grimcave të pluhurit, duke formuar gradualisht sistemin imunitar dhe duke reduktuar frekuencën dhe përshkallëzimin e simptomave të alergjisë nazale e okulare.
Është një kompresë që merret një herë në ditë për gjatë gjithë vitit dhe shkrihet shpejt pasi është vënë nën gjuhë. Doza e parë merret nën kujdesin e një operatori shëndetësor me eksperiencë në trajtimin e sëmundjeve alergjike. Pacienti duhet të vëzhgohet për të paktën 30 minuta për efektet e mundshme anësore. Nëse doza e parë tolerohet mirë, pacienti mund ta marrë Odactra në shtëpi. Duhet të kalojnë mes 8 dhe 14 javë trajtim ditor pas fillimit të Odactra sepse pacienti fillon të eksperimentojë një përfitim të ndjeshëm.

Siguria dhe efikasiteti i Odactra janë vlerësuar në studime të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe Evropë, të cilat kanë përfshirë rreth 2.500 persona. Disa pjesëmarrës kanë marrë Odactra, ndërsa të tjerë kanë marrë një tabletë me placebo. Pjesëmarrësit kanë raportuar simptomat e tyre dhe nevojën për të përdorur barna për alergjinë për t'i lehtësuar. Gjatë trajtimit, pjesëmarrësit që merrnin Odactra kanë eksperimentuar një reduktim nga 16 në 18% të simptomave dhe nevojës për barna shtesë në krahasim me ata që kanë marrë një placebo.
Efektet anësore të raportuara më shpesh kanë qenë të përzierat, të kruarat në vesh dhe rreth gojës, ënjtje të buzëve dhe gjuhës. Informacionet përshkruese përfshijnë një boxed ëarning që paralajmëron mbi rekasionet e rënda alergjike, disa prej të cilave mund të jenë të rrezikshme për jetën. Njësoj si për ekstraktet e tjera alergjenike të aprovuara nga FDA të adiminstruara në rrugë sublinguale, pacientëve të trajtuar me Odactra duhet t'u përshkruhet epinefrina e auto-injektueshme./AIFA

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC