Fitoterapi

sht122018

Fara e zezë. Studimet konfirmojnë efektin e saj mbi alergjitë

Shumë i vlerësuar në kuzhinë, për aromën e tij të hidhur e shpuese, me një nuancë të dobët prej luleshtrydhesh, kumini ose siç njihet ndryshe, "fara e zezë" (Nigella sativa) është një bimë njëvjeçare që po zë vendin e nderit në trajtimin e alergjive...

 

Emri "Nigella" rrjedh nga latinishtja: niger, që do të thotë i zi dhe që nënkupton ngjyrën e farave. Përdorimi i kuminit në mjekësi, shkon deri te egjiptianët e lashtë, por në epokën mesjetare, kërkuesit arabo-islamikë, siç ishte filozofi dhe fiziologu Avicena (Ibn Sina) i kanë dhënë shpjegimin e parë aktivitetit të bimës. Te "Kanuni i mjekësisë", fiziologu thotë se farat e grurit të zi kanë aftësi për stimulimin e energjisë trupore dhe janë rindërtues natyralë. Më pranë efekteve terapeutike të konfirmuara nga studime të fundit, kanë shkuar indianët, të cilët i përdornin farat e nigella sativës si antiastmatikë (përveçse si diuretikë dhe kundër meteorizmit).

Rishikimet sistematike të literaturës, i kanë njohur kuminit të zi cilësi antiastmatike, antihipertensive dislipidemike, analgjezike dhe antiinflamatore. Duket se ai, gjithashtu, është në gjendje të përmirësojë profilin erotrocitar, duke shtuar vëllimin qelizor dhe përmbajtjen e hemoglobinës. Metabolitet dytësore të pranishme në farat e kuminit janë alkaloide dhe saponine, por përgjegjësi kryesor i aktivitetit terapeutik të bimës, duket se është një përbërës i vajit esencial: timochinone.

Në vitet '10, është thelluar roli që mund të ketë kumini në trajtimin e alergjive, në veçanti sa iu përket riniteve alergjike. Në një eksperiment, duke u dhënë 2g/die fara kumini pacientëve që ishin alergjikë ndaj pluhurave shtëpiake, është vënë re një përmirësim i përgjithshëm i simptomave, me një shtim të dukshëm të limfociteve CD8.

Në një studim të dytë, marrja e vajit të Nigella sativës ka bërë reduktimin e IgE-së në nivel nazal nga 100 në 0 te 59 pacientë nga 66 të tillë. Ky rezultat është përkthyer në reduktim të teshtimave, sekrecioneve dhe të kongjestionit në 2 javët e para të trajtimit.

Ndonjëherë, alergjia sezonale mund të paraqitet me forma më të rënda dhe të bëhet një astmë e vërtetë alergjike. Në një hulumtim u testua efekti parandalues i marrjes së kuminit të zi nga pacientët astmatikë. Në fakt, në studimet mbi kafshët, kumini ka treguar efekte interesante antikolinergjike dhe antihistaminike.

Në këtë studim, autorët përdorën një ekstrakt të kuminit në një dozë prej 15 ml/kg dhe pacientët u vlerësuan në fillim dhe pas 45 ditëve të trajtimit për të gjitha simptomat, të tilla si frekuenca e atakeve e ngushtësia në gjoks. Një parametër për t'u nënvizuar ishte reduktimi i përdorimit të sprajeve kortizonike ose beta-bllokuese te pacientët e trajtuar. Të njëjtat rezultate u arritën duke përdorur kapsula të ekstraktit të thatë: në këtë rast, është vënë re gjithashtu një reduktim i ndjeshëm i eozinofileve qarkulluese.

Duke parë provat e efikasitetit, mbetet të vlerësohet rreziku i marrjes së kuminit të zi, ndonëse në studime nuk janë vënë re efekte të kundërta në nivelin hepatik apo renal dhe as në të tjera zona të trupit.

 

Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi

Burimet:
Phytother Res.2003Apr;17(4):299-305
Med Princ Pract.2010;19(3):206-11. doi: 10.1159/000285289. Epub 2010 Mar 29.
Fundam Clin Pharmacol.2007 Oct;21(5):559-66.
Phytother Res.2017 Mar;31(3):403-409. doi: 10.1002/ptr.5761.Epub 2017 Jan 17.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC