Farmaci

mar102017

Diabeti, te prediabetikët liraglutide redukton ndjeshëm avancimin

Sipas një studimi të publikuar në The Lancet, me autor të parë Carel le Roux nga University College në Dublin (Irlandë), pacientët me pre-diabet kanë më pak mundësi për të zhvilluar diabet 2 pas tre vitesh trajtimi me liraglutide në krahasim me placebon. "Prediabeti është një konditë asimptomatike ku nivelet glicemike janë pak më të larta se norma, por jo aq të larta sa në diabetin e konfirmuar dhe është e pranishme një insulinë-rezistencë fillestare që kushtëzon një rritje të niveleve të insulinës qarkulluese", shpjegon kërkuesi. Liraglutide, një agonist i receptorëve të  glucagon-like peptide-1(GLP-1), stimulon sekretimin e insulinës dhe redukton atë të glukagonit në mënyrë glukozë-vartëse. Njësoj si GLP-1 human, liraglutide çon në një rënie të sasisë nëpërmjet një veprimi në nivel hipotalamik, duke shtuar sinjalet e ngopjes dhe duke reduktuar në të njëjtën kohë sinjalet që stimulojnë oreksin.

"Në këtë trial të kontrolluar me placebo (pjesë e programit të studimeve klinike të fazës 3 SCALE) liraglutide ka treguar se redukton peshën trupore dhe përmirëson metabolizmin e glukozës", shkruajnë autorët e artikullit, të cilët kanë grupuar në mënyrë rastësore 2.254 pacientë në trajtim me liraglutide ose placebo mes qershorit 2011 dhe marsit 2015. Kështu, zbuluan se diabetin tip 2 e zhvillonte 2% i grupit të trajtimit aktiv në krahasim me 6% e subjekteve që merrnin placebo. "Një e dhënë interesante është se koha mesatare e shfaqjes se diabetit mes individëve të ndarë në grupe ishte 2.7 herë më e gjatë me liraglutide se me placebon", pohon kërkuesi që nënvizon së efektet e rënda anësore ishin me 15% te pacientët në terapi me liraglutide në krahasim me 13% të subjekteve në grupin e kontrollit. "Këto rezultate mund t'i hapin rrugën përdorimit të një bari efikas dhe të toleruar mirë në personat me obezitet dhe prediabet për të parandaluar ose ngadalësuar shfaqjen e diabetit, duke përmirësuar gjendjen e shëndetit të popullatës dhe duke reduktuar shpenzimet shëndetësore", përfundon le Roux.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC