Farmaci

pri62017

Kanceri i fshikëzës, pembrolizumab zgjat mbijetesën e pacientëve

tags: Kanceri

Mbijetesa mesatare e pacientëve me kancer në fshikëz të trajtuar me pembrolizumab ka qenë me 10.3 muaj në krahasim me 7.4 muaj nga kimioterapia e zakonshme, një diferencë klinikisht dhe statistikisht domethënëse. Këto janë në sintezë rezultatet e publikuara në New England Journal of MedicineKeynote-045: një studim ndërkombëtar multiqendror dhe i randomizuar, i fazës III, i cili ka ballafaquar trajtimin imunoterapeutik me pembrolizumab me kimioterapinë me vinflunin, docetaxel ose paclitaxel në 542 pacientë të prekur nga karcinoma uroteliale metastatike dhe të trajtuar me një kimioterapi të mëparshme me bazë platini.

"Pembrolizumab është një antitrup monoklonal selektiv i realizuar për t'u lidhur me proteinën PD-1 (Programmed cell Death-1) e pranishëm në sipërfaqen e disa qelizave të bardha të gjakut, që në këtë mënyrë aktivizohen dhe orientohen që të sulmojnë tumorin", shkruajnë autorët e koordinuar nga Joaquim Bellmunt, prof..asc. në Harvard Medical School dhe drejtor i Bladder Cancer Center në Boston.

Avantazhet e mbijetesës dhe përgjigjes më të mirë janë vëzhguar në të gjitha kategoritë e pacientëve. I mirë është edhe profili i tolerancës që rezultoi dukshëm në favor të pembrolizumab në krahasim me grupin e kontrollit. "Incidenca e efekteve anësore ishte me 60.9% me antitrupin monoklonal në krahasim me 90.2% nga kimioterapia", pohojnë kërkuesit, duke shtuar se norma e efekteve anësore të rënda ka qenë me 15% me pembrolizumab në krahasim me 49% me kemioterapinë. "Disa muaj më parë nuk ekzistonin trajtime efikase për këta pacientë dhe sipas autorëve studimi Keynote-045 është një hap para kimioterapisë, në trajtimin e linjës së dytë te pacientët e prekur nga karcinoma uroteliale metastatike refraktare", komenton në një editorial Guru Sonpavde nga University of Alabama Birmingham Comprehensive Cancer Center.

 

NejmEJM 2017. doi: 10.1056/NEJMoa1613683
https://dx.doi.org/10.1056/NEJMoa1613683


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC