pri72017
Farmacisti onkolog, një kurs që të mëson si të ndihmosh pacientin
Farmacistë që janë në gjendje t'i përgjigjen me kompetencë dhe siguri pyetjeve të pacientit onkologjik të dehospitalizuar, që nga dieta dhe efektet anësore të barnave onkologjike që përdor deri te produktet kozmetike e mjekësia integruese.
Në këtë "ndryshim mentaliteti" kanë arritur farmacistët të cilët kanë marrë pjesë në edicionin e parë të projektit multidisiplinor mbi farmacinë onkologjike. Dhe ja se ç'thotë Elena Penazzi, përgjegjëse shkencore e kursit që filloi shtatorin e kaluar me edicionin e parë të tij. "Morëm shtysë nga boshllëku i kompetencave të farmacistit territorial, specifike për një pacient që gjatë 10 viteve të fundit falë barnave të reja onkologjike, kthehet në komunitet si subjekt në terapi ose kronik por me nevoja specifike. Dhe është e rëndësishme që në farmacinë territoriale, garnizoni i parë i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, të gjejë te farmacisti një pikë referimi për të marrë përgjigje të sigurta dhe një këshillim të plotë e të kualifikuar".
"E në fakt është i domosdoshëm formimi mbi barnat onkologjike, në veçanti mbi molekulat e reja që do të jenë gjithnjë e më të pranishme në farmacitë territoriale. Të njihen efektet anësore dhe kundërindikimet, ashtu si dhe ndërveprimet me mjekësinë integruese dhe ushqimet, - nënvizon Penazzi. - Por nevojitet që farmacistët të jenë të përgatitur për t'u përgjigjur edhe mbi kozmetikën, në veçanti te gratë me tumor, për produktet e trajtimet më pak ose më shumë të përshtatshme për to".
Projekti është realizuar në bashkëpunim me Edra-n (partnere njëkohësisht e shtëpisë botuese LIFE këtu në Tiranë) dhe është financuar nga një fond kombëtar. Kursi i parë që filloi shtatorin e kaluar është duke përfunduar ndërsa shënon 18 farmacistë frekuentues. Farmacitë që marrin pjesë janë anëtare të rrjetit "Farmaci Onkologjike", një network i certifikuar që do të njihet në nivel kombëtar në Itali.