Farmaci

pri242017

Kortikosteroidet, risk për fraktura dhe sepsis në cikle afatshkurtra

tags: Fraktura

Përdorimi për periudha të shkurtra të kortikosteroideve orale (me shpresën e lehtësimit të dhimbjeve të shpinës apo zbutjen e bronkitit dhe alergjive) lidhet me një rritje të riskut për sepsis, fraktura dhe tromboemboli venoze, sipas një studimi të sapo publikuar në BMJ. Për të arritur në këto përfundime Akbar Waljee, profesor i asociuar i mjekësisë interne dhe gastro-eneterologjisë në Universitetin e Miçiganit, bashkë me kolegët ka analizuar të dhënat e 1.5 milionë të rriturve amerikanë me moshë nën 65 vjeç, 21% e të cilëve kishte marrë përshkrime kortikosteroidesh orale, kryesisht predinson, për më pak se 30 ditë në një periudhë vëzhgimi 3-vjeçare. "Pavarësisht se mes karakteristikave kryesore të kortikosteroideve ka një lehtësim të simptomave të shumë sëmundjeve me komponent inflamator, përdorimi afatgjatë i këtyre barnave duhet shmangur për shkak të riskut për komplikacione, mes të cilave fraktura, infeksione, tromboemboli venoze dhe nekrozë avaskulare, pa harruar frekuencën në rritje të sëmundjeve kronike si diabeti melit, hipertensioni, osteoporoza dhe sindroma Cushing", shpjegojnë autorët duke nënvizuar megjithatë se risku për komplikacione nga përdorimi i kortikosteroideve për periudha të shkurtra është i paqartë.

"Nga rezultatet tona del se në krahasim me ata që nuk kanë marrë kortikosteroide, kush i ka përdorur për pak javë ka pasur një incidencë më të madhe për sepsis, tromboemboli venoze dhe fraktura, me norma respektive 1.0 kundrejt 1.8; 2.4 kundrejt 4.6 dhe 14.3 kundrejt 21.4 evente", thotë Waljee.
Studiuesi shton se një analizë tjetër e zhvilluar mbi rezultatet e arritura ka konfirmuar një rritje të incidencës për sepsis, tromboemboli venoze dhe fraktura gjatë 30 ditëve të para të përdorimit të kortikosteroideve. "Këto të dhëna janë veçanërisht shqetësuese duke parë numrin e madh të të rriturve të ekspozuar ndaj cikleve të shkurtra të kortikosteroideve orale, të cilat duhet të përdoren vetëm në rast të një indikimi real mjekësor", përfundon autori.

 


Bmj. 2017. doi: 10.1136/bmj.j1415
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28404617


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC