Ushqyerje

dhj132022

Dieta e pasur me vitaminë K ul rrezikun për fraktura te të moshuarit

Nivelet e larta të vitaminës K1 shoqërohen me një reduktim të rrezikut afatgjatë të hospitalizimeve për shkak të frakturave, veçanërisht të ijëve, te gratë e moshuara. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Instituti i Kërkimeve të Inovacionit të Ushqimit dhe Shëndetit (NHIRI) të Universitetit Edith Cowan në Perth, Australi dhe i botuar në Food and Function.

"Ne ekzaminuam lidhjen midis hospitalizimeve për shkak të frakturave dhe marrjes së vitaminës K1 në pothuajse 1400 gra të moshuara australiane për një periudhë 14.5-vjeçare duke ekstrapoluar të dhënat nga Perth Longitudinal Study of Aging Women", shpjegon autori kryesor i studimit Marc Sim nga Shkolla e Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore. 

Në fund te studimit, studiuesit zbuluan se gratë që konsumonin më shumë se 100 mikrogramë vitaminë K1, ekuivalente me rreth 125 g perime me gjethe të errëta ose një ose dy racione perime, kishin 31% më pak mundësi për të pësuar fraktura, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që konsumonin më pak se 60 mikrogramë perime në ditë, sasia e rekomanduar nga udhëzimet aktuale australiane për marrjen e vitaminës K te gratë.

Rezultate të rëndësishme, edhe më të dukshme në lidhje me frakturat e ijëve: në këtë rast, një dietë me nivele të larta të vitaminës K1 ul rrezikun për shtrim në spital me 49%. "Studimet e mëparshme në lidhje me vitaminën K1 kanë identifikuar një rol kritik në karboksilimin e proteinave të kockave si osteokalcina, e cila mendohet se përmirëson forcën e kockave me kushtin që konsumi dietik i vitaminës K1 i tejkalon 100 mikrogramë në ditë", shkruajnë autorët, duke specifikuar se rezultatet e marra janë të pavarura nga shumë faktorë të tjerë që lidhen me rrezikun për fraktura, duke përfshirë indeksin e masës trupore, marrjen e kalciumit dhe përqendrimin e vitaminës D.

"Marrja e më shumë se 100 mikrogramë vitaminë K1 në ditë nuk është shumë e vështirë për t'u bërë: vetëm mbani mend se ushqimet e pasura me vitaminë K1 përfshijnë lakrën, spinaqin, brokolin, bishtajat, kumbullat e thata, kivin dhe avokadon. Përfundimet e këtij studimi janë në përputhje me udhëzimet që mbrojnë një konsum më të lartë ditor të perimeve, duke përfshirë një ose dy racione perime me gjethe jeshile", përfundon Sim.

 

Food and Function 2022. Doi: 10.1039/D2FO02494B
http://doi.org/10.1039/D2FO02494B


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC