Ushqyerje

nën122019

Pak kalori dhe shumë proteina, që të moshuarit të bien në peshë pa dëmtuar gjendjen fizike

Një dietë hipokalorike me përmbajtje të lartë proteinike mund t'i ndihmojë të moshuarit obezë të bien më shumë në peshë, të ruajnë më shumë masë muskulore, të përmirësojnë cilësinë e kockave dhe të humbasin yndyrnat "e këqija", sipas rezultateve të një studimi të ri të kontrolluar, me përzgjedhje rastësore, të udhëhequr nga Kristen Beavers (Universiteti VVake Forest), botuar në "Annals of Nutrition and Metabolism".

"Mjekët dyzohen nëse duhet apo jo të rekomandojnë rënie në peshë, nga frika se humbja e muskujve dhe kockave mund të shkaktojë probleme lëvizjeje ose të rrisë rrezikun e lëndimit", shpjegon Beaversi. Për studimin, 96 të rritur mbi moshën 65 vjeç u përzgjodhën në mënyrë rastësore për një plan ushqimor gjashtëmujor, me përmbajtje të ulët kalorike, që përfshinte më shumë se një gram proteinë për kilogram të peshës trupore, plus furnizimin e duhur me kalcium dhe vitaminë D, ose për t'u futur në grupin me një dietë që përfshinte 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore, e cila është e barabartë me atë që rekomandohet aktualisht nga udhëzimet zyrtare. Studiuesit vendosën të mos përfshijnë ushtrimet fizike në analizën e tyre, sepse shumë të moshuar nuk mund të kryejnë ushtrime me vëllimin dhe intensitetin e nevojshëm për të ruajtur muskujt dhe kockat.

Kështu, pjesëmarrësit në grupin e dietës me përmbajtje të lartë proteinike kanë humbur rreth 8 kg, nga të cilat, 87% përbëhej nga dhjami, duke ruajtur masën muskulore, ndërsa grupi i kontrollit humbi rreth gjysmë kilogrami. Masa kockore gjithashtu mbeti e paprekur, siç e tregon rezultati i trabekulës, i cili duket se është përmirësuar. Autorët theksojnë se masa dhjamore ka humbur në zonën e barkut, vithe dhe kofshë, gjë që është e rëndësishme për parandalimin ose kontrollin e sëmundjeve kardiometabolike si diabeti dhe iktusi. Rezultati i pjesëmarrësve në Healthy Aging Index, i cili mat bioshënjuesit që parashikojnë vdekshmërinë dhe jetëgjatësinë, u përmirësua me 0.75 pikë. Në fund, grupi me vakte të larta proteinike, ka përdorur zëvendësues të vakteve si dhe vakte të përbëra nga proteina jo yndyrore dhe perime të përgatitura nga pjesëmarrësit, por autorët mendojnë se çdo plan ushqimor hipoproteik dhe nutrient me pak kalori, i shërben qëllimit.


Ann Nutr Metab. 2019. doi: 10.1159/000497066
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30754039


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC