Farmaci

maj262017

Sindroma e lodhjes kronike, dyshime mbi përfitimet e barit biologjik

tags: BARNA

Një studim i ri i publikuar në "Annals of Internal Medicine" ka zbuluar se gratë me sindromën e lodhjes kronike (Csf) nuk kanë pasur përfitime nga përdorimi i anakinra, bar biologjik anti-inflamator antagonist i receptorit të interleukinës-1. Sindroma e lodhjes kronike shfaqet me një lodhje të rëndë dhe të vazhdueshme, tepër invaliduese. Zakonisht sëmundja përkufizohet sipas kritereve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC), sipas të cilave pacientët (në pjesën më të madhe gra) duhet të raportojnë të paktën 4 nga tetë simptomat shoqëruese, mes të cilave dhimbje koke apo dhimbje muskulore, përveç lodhjes.

Disa studime kanë treguar një lidhje mes interleukinës-1 (një citokinë pro-inflamatore) dhe sindromës së lodhjes kronike. Në sëmundje të ndryshme kemi bllokimin e interleukinës-1 me anakinrën dhe studime të ndryshme mbi sëmundje inflamatore e jo inflamatore kanë vlerësuar një efekt inhibitor mbi përshkallëzimin e lodhjes, duke patur në shumë raste një përgjigje pozitive.

Megan Roerink, nga Radboud University Medical Centre në Nijmegen Holandë, bashkë me kolegët ka zhvilluar një studim të kontrolluar me placebo për të vlerësuar nëse injeksionet me anakinras mund të reduktonin përshkallëzimin e lodhjes në pacientë me sindromën e lodhjes kronike në krahasim me placebon. Pesëdhjetë gra me kompromentim funksional si pasojw e sindromës u grupuan rastësisht që të merrnin injeksione ditore me anakinra (100 mg) ose placebo për katër javë, me një follow-up prej 20 javësh. Endpoint-i primar, përshkallëzimi i lodhjes dhe rezultatet sekondare të tilla si niveli paaftësisë fizike dhe sociale, shqetësimi psikologjik dhe niveli i dhimbjes u matën mes javës së 4 dhe të 20. 

Dhe pas përllogaritjeve kërkuesit nuk gjetën asnjë ndryshim klinikisht domethënës në përshkallëzimin e lodhjes te pacientet e trajtuara me anakinra. Asnjë ndryshim as në rezultatet sekondare. "Një shpjegim i mundshëm për rezultatet tona është se anakinra e administruar në mënyrë periferike nuk arrin në tru në përqendrime të mjaftueshme për të pasur një efekt biologjik", pohojnë kërkuesit të cilët propozojnë edhe një hipotezë alternative: "Mungesa e efekteve në këtë studim mund të jetë shkaktuar nga një rol i kufizuar i interleukinës-1 në sindromën e lodhjes kronike".

 

Ann Intern Med. 2017. doi: 10.7326/M16-2391
http://annals.org/aim/article/2607809/cytokine-inhibition-patients-chronic-fatigue-syndrome-randomized-trial

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC