Farmaci

qer192017

Diabeti 2, probabilitet i dyfishtë për ketoacidozë diabetike me inhibitorët Sglt2

Sipas një studimi të publikuar në New England Journal of Medicine, pacientët me diabet tip 2 që marrin një inhibitor Sglt2, kanë dyfish mundësi për të pasur ketoacidozë diabetike krahasuar me ata të trajtuar me një klasë tjetër barnash. "Inhibitorët Sglt2, një klasë e re barnash, përshkruhen gjithmonë e më shpesh për trajtimin e diabetit tip 2, ndonëse dihet fakti se këto mund të shtojnë riskun e një komplikimi të rrallë, por të rëndë si ketoacidoza diabetike. Për këtë arsye, FDA ka nxori një paralajmërim në vitin 2015", shprehet një ndër autorët e studimit, Michael Fralick, nga Division of Pharmaceopidemiology and Pharmacoeconomics in Brigham and Women's Hospital, Boston.

"Në studim kemi përllogaritur këtë risk duke zbuluar se pacientët kanë shanse të dyfishta për të pësuar ketoacidozë diabetike nëse përdorin një inhibitor Sglt2 për diabetin. Pavarësisht kësaj, ketoacidoza diabetike është ende shumë e rrallë edhe për pacientët që konsumojnë një inhibitor Sglt2: vetëm 1 në 1.000 do të kalojë një komplikim të tillë", shton autori.

Grupi kërkimor ka studiuar 40.000 pacientë që përdornin inhibitorë Sglt2, duke ballafaquar rezultatet e tyre me ato të pacientëve që merrnin inhibitorë Dpp4. Pas 180 ditësh 55 pacientë të trajtuar me inhibitorë Sglt2 patën ketoacidozë diabetike, e verifikuar në vetëm 26 pacientë që konsumonin barna nga një klasë tjetër.
"Pata interes për këtë temë pasi një nga pacientët e mi që kishte përdorur këtë bar, u paraqit në urgjencë me simptoma të ketoacidozë diabetike, - shpjegon Fralick dhe përfundon: - Është një efekt i padëshirueshëm që zakonisht vërehet te pacientët me diabet melit tip 1 dhe jo në atë tip 2, pra mjekët mund të mos e kërkojnë te pacientët me diabet tip 2. Kjo tregon se risku mund të jetë edhe më i lartë nga ai që kemi vëzhguar për shkak të diagnozave të gabuara ose sinjalizimeve të munguara".

 

N Engl J Med. 2017. doi: 10.1056/NEJMc1701990
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28591538


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC