kor112017
Inhibitorët e pompës protonike, studimi amerikan: Më shumë risqe për jetën. Por ngre diskutime
Inhibitorët e pompës protonike (Ppi), të përshkruar gjerësisht për kontrollin e simptomave dhe lezioneve nga hiperaciditeti gastrik, mund të lidhen me një rritje të riskut për vdekje, sipas një studimi vëzhgimor të publikuar në "BMJ Open". Kërkuesit e koordinuar nga Yan Xie, në Washington University në Saint Louis (Missouri, SHBA), kanë ndjekur më shumë se 6 milionë persona për pothuajse 6 vjet dhe kanë vlerësuar 3 grupe krahasuese: pacientët që merrnin Ppi krahasuar a) me përdoruesit e bllokuesve-H2; b) ose në krahasim me mospërdoruesit e Ppi; c) ose në krahasim me ata që nuk përdornin as Ppi as bllokues-H2.
Në folloë-up, përdorimi i Ppi rezultoi se ishte i lidhur me një rritje të riskut të vdekshmërisë për të gjitha shkaqet me 25% në krahasim me përdorimin e bllokuesve-H2; dhe mes përdoruesve të rinj të Ppi-ve, risku ishte më i madh sa më shumë të zgjatej koha e përdorimit të tyre. Lidhjet ishin të ngjashme në analizat e grupeve të ndryshme.
Përfundimi i autorëve ishte se duhej të kufizohej sa më shumë të ishte e mundur, përshkrimi dhe kohëzgjatja e përdorimit të Ppi për udhëzime mjekësore të sigurta. "Ky kërkim në nivel mediatik ka sigurisht një impakt shumë të rëndë duke konsideruar numrin e individëve që përdorin këtë kategori barnash, - komenton Santino Marchi, drejtor i UO Gastoenterologia Azienda Ospedaleiro Universitaria Pisana (Itali), - por pavarësisht se është kryer me korrektësi nga pikëpamja e analizës statistikore, për mendimin tim nis nga një koncept shumë ngatërrues, që është mosmarrja në konsideratë e pranisë së disa sëmundjeve njëkohësisht te pacientët". Sipas tij çfarë del në pah nga ky studim është se pacientët që përdorin Ppi janë njëkohësisht të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti melit, sëmundjet kronike pulmonare, hipertensioni dhe dislipidemia, të cilat rezultuan më të shpeshta në grupin e personave që përdornin Ppi krahasuar me ata që nuk i përdornin.
Gjithashtu shton se duhet të konsiderohet fakti që këto sëmundje janë vetvetiu faktorë risku për vdekshmërinë. "Një limit tjetër i studimit, përfaqësohet nga vetë fakti se një përqindje shumë e madhe e pacientëve janë meshkuj, të moshuar dhe veteranë të ushtrisë amerikane, - vijon gastroenterologu. - Ky grup pacientësh nuk përfaqëson një realitet të shkëputur të popullsisë amerikane dhe aq më pak të asaj ndërkombëtare". Por konstatimet nuk kanë mbaruar: "Studimi ka një kufizim tjetër - e ka të pamundur të përcaktojë me saktësi shkakun e vdekjes dhe si pasojë bazohet vetëm në probabilitetin që ndodhia e vdekjes të mund të lidhet me marrjen e barit PPI".
Vetë autorët e studimit diskutojnë mbi faktin se ky risk bëhet shumë më i madh kur gjendemi pranë individëve që përdorin këto barna pa një arsye mjekësore të vërtetë dhe pa një monitorim të rreptë, bën të ditur Marchi, i cili thekson se nuk këshillohet absolutisht vetë-përshkrimi i këtij grupi barnash.
Padyshim Ppi janë shumë efikase por jo pa efekte anësore. "Janë barna që gjatë viteve kanë lejuar transformimin e ulcerës gastrike dhe gjakrrjedhjes gastrointestinale nga lezione të traktit digjestiv të sipërm në sëmundje të trajtuara me terapi mjekësore pa nevojën, si në të shkuarën, për t'iu drejtuar kirurgjisë. Janë këto të njëjtët barna që reduktojnë riskun e vdekjes nga gjakrrjedhjet gastrointestinale dhe reduktojnë recidivat te pacientët me risk të lartë, - kujton Marchi, - megjithatë detyra e mjekëve dhe e shoqatave shkencore si Sige, është ajo që të bëjmë të mundur që përshkrimi i kësaj tipologjie barnash të ndodhë në mënyrë korrekte dhe sipas udhëzimeve të mirë përcaktuara. Ndërkohë është e nevojshme të inkurajomë aty ku është e mundur përcaktimin e periudhave të terapisë që lidhen me një "tapering" progresiv për të arritur më pas në një seleksionim të programuar "deprescription". Për këtë qëllim në vende si ato skandinave aty ku procesi ka filluar tashmë, fillojnë të shihen përfitimet".
Arturo Zenorini Bmj Open 2017;7:e015735.
http://bmjopen.bmj.com/content/7/6/e015735