Farmaci

kor192017

Bari kundër pagjumësisë, i dobishëm edhe për patologji të tjera neurologjike

Zolpidem është i dobishëm, ndonëse me efekte të përkohshme, në trajtimin e një shumëllojshmërie të madhe çrregullimesh neurologjike, që lidhen shpesh me çrregullime të lëvizjes dhe të vetëdijes. Faktin e pohon Martin "Nick" Bomalaski nga Departamenti i mjekësisë fizike dhe rehabilitimit në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor dhe autor i parë i një artikulli të sapo-publikuar në Jama Neurology. "Bari një hipnotik që i përket familjes së imidazopiridinave, i përdorur zakonisht për të kuruar pagjumësinë, rrit aktivitetin e acidit gama-aminobutirik A (Gaba), neurotransmetuesi i radhës me efekt  inhibues në të cilin reagojnë benzodiazepinat. Megjithatë, sipas veprimit të tij selektiv për nëntipin gama1 të receptorit të Gaba, zilpidem ka të gjitha potencialet për t'u përdorur në trajtimin e një game të ndryshme patologjish neurologjike, përfshirë çrregullimet e lëvizjes dhe gjendjen vegjetative", nënvizon kërkuesi që bashkë me kolegët e tij ka zhvilluar një rishikim sistemik prej 67 studimesh në të cilët bari është përdorur në çrregullimet neurologjike të ndryshme nga pagjumësia në një total prej 551 pacientësh.

Në kërkimin e tyre Bomalaski dhe kolegët janë konsultuar me arkiva të ndryshme biomjekësore ndër të cilat PubMed, Scopus, Web of Science, Cochane Library, EMBASE, Central dhe clinicaltrials.gov për studimet e pa publikuara akoma. "Të dhënat e grumbulluara tregojnë një përqindje të përgjigjes me 18% ose më të lartë për pacientët me çrregullime të lëvizjes si Sëmundja e Parkinsonit ose distonia. Në të kundërt, shkalla e përgjigjes në çrregullimet e vetëdijes përfshihet mes 5 dhe 7%", shkruajnë autorët duke shpjeguar se bari jo vetëm që ka përmirësuar gjendjen minimale të vetëdijshme të shumë personave por edhe i ka lejuar  disave që të flasin për herë të parë në shumë vjet. "Efekte të tilla zgjasin mesatarisht nga një në katër orë para se pacientët të kthehen në gjendjen fillestare, por mund të zgjaten nga administrime të mëtejshme", vijon Bomalaski, duke kujtuar se sedacioni është efekti anësor më i zakonshëm. "Sipas efikasitet tranzitor por domethënës në një shumëllojshmëri kushtesh neurologjike të ndryshme nga pagjumësia, hipoteza jonë është se zolpidem mund të kontribuojë për të rikthyer ekuilibrin korrekt në qarqet cerebarle të dëmtuara", përfundojnë kërkuesit.

 

Jama Neurol. 2017. doi: 10.1001/jamaneurol.2017.1133
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28655027


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC