Farmaci

maj32024

Barnat e enzimave pankreatike. EMA: Kapsulat e forta, në mungesë deri në mesin e vitit 2026

Mungesat e përhershme të kapsulave të forta të pankrelipazës, bar i cili përmban enzima pankreatike (lipazë/amilazë/proteazë), për shkak të kërkesës së lartë dhe kufizimeve në kapacitetin prodhues të kompanisë, do të zgjidhen në gjysmën e dytë të vitit 2026. Mungesa nuk ndikon te barnat në formë pluhuri. Deri tani, parashikohen mungesa periodike në furnizimin e tregut me këtë bar, sipas një dokumenti të publikuar nga EMA.

Për çfarë shërben bari dhe cilat janë alternativat?
Bari përdoret për trajtimin e pamjaftueshmërisë pankreatike ezokrine, patologji në të cilën pankreasi nuk çliron mjaftueshëm enzima tretëse në zorrën e hollë, duke penguar hyrjen e ushqimit plotësisht të tretur, e cila nxitet edhe nga patologji të tjera, ose nga plakja. Në fakt, bari përshkruhet për trajtimin e pamjaftueshmërisë pankreatike ezokrine, të shkaktuar nga fibroza cistike ose nga patologji të tjera, si edhe për trajtimin e pamjaftueshmërisë pankreatike ezokrine te të moshuarit.

EMA i informon operatorët shëndetësorë, pacientët dhe kujdestarët, se kufizimet në kapacitetet e prodhimit, të kombinuara edhe me kërkesat në rritje për këtë bar, kanë shkaktuar mungesa të vazhdueshme të kapsulave të forta të këtij bari në treg, por ai në formë pluhuri nuk ndikohet.

Më specifikisht, operatorëve shëndetësorë u kërkohet të kufizojnë përshkrimet në indikacionet e autorizuara, në dozën minimale efektive, për pacientët tashmë nën trajtim, të cilët nuk mund të trajtohen me një alternativë. Nëse është e mundur, pacientëve që po trajtohen aktualisht me këtë medikament, mund t'u përshkruhet një alternativë e përshtatshme ose mund t'u ulet doza e marrjes së tij.

Pacientëve u komunikohet që t'i kërkojnë kufizimin e përshkrimit të këtyre produkteve mjekut të tyre, me qëllim ruajtjen e disponueshmërisë për ta. Për çdo pyetje, apo paqartësi, mund t'i drejtoheni mjekut apo farmacistit tuaj.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC