Farmaci

kor242017

Melanoma, rezultate inkurajuese nga vaksinat e personalizuara. Priten trajtime të reja imunoterapeutike

Dy strategji vaksinimi kundër kancerit kanë rezultuar të sigurta dhe në gjendje për të ofruar një përfitim klinik për pacientët me melanomë dhe në risk të lartë, në shumë studime të vogla të publikuara në "Nature". Rezultatet tregojnë fizibilitetin klinik dhe sigurinë e vaksinave "të personalizuara" për mutacionet e kancerit për secilin pacient dhe mund të jenë baza e strategjive të reja për zhvillimin e trajtimeve imunoterapeutike të personalizuara për sëmundjen, në gjendje që të shkatërrojnë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndosha. "Vaksina ka rezultuar e sigurt dhe ka nxitur një përgjigje antigjene-specifike imunitare te pjesëmarrësit", shprehet Catherine Wu nga Dana-Farber Cancer Institute në Boston, autore senior e njërit prej studimeve. Kërkuesit kanë kryer një eksperiment të fazës I për një vaksinë kundër kancerit që ka si shënjestër deri në 20 neo-antigjene tumorale të personalizuara, si objektiv për një përgjigje imune anti-tumorale. Katër nga gjashtë pacientët e trajtuar me vaksinën nuk kanë pasur recidiva për 25 muaj, ndërsa dy pjesëmarrësit e tjerë me forma progresive të melanomës janë trajtuar më pas me një lloj tjetër terapie anti-PD-1 dhe kanë pasur një regresion të plotë tumoral.
Në punimin e dytë, Ugur Sahin nga Biopharmaceutical New Technologies (BioNTech) Corporation në Mainz, Gjermani, ka drejtuar një grup kërkimor me aplikimin e parë të një vaksine te njerëzit, bazuar në ARN-në e personalizuar që synon neo-epitopet e kancerit në 13 pacientë me melanomë. Kërkuesit vunë re se në të gjithë pacientët, imuniteti kundër disa antigjeneve tumorale specifike ka rezultuar i shtuar dhe në dy pacientë është parë infiltrimi i qelizave T të nxitura nga vaksina. 8 nga 13 pacientë mbetën pa tumor për 23 muaj; 5 pacientë patën recidiva të tumorit para se të fillonin vaksinimin; dy nga këta pacientë patën përgjigje objektive pas vaksinimit; një pacient kishte si përgjigje regresionin tumoral të plotë pas administrimit në sekuenca të vaksinimit dhe të terapisë anti-PD-1.

 

Nature. 2017. doi: 10.1038/nature22991
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28678778

Nature. 2017. doi: 10.1038/nature23003
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28678784


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC