Farmaci

gus42017

Politerapia te të moshuarit: Më pak risqe duke eliminuar barna të panevojshme

Politerapia është një problem mjaft i njohur te pacientët e moshuar dhe dalja nga spitali mund të jetë një moment i mirë për të eliminuar barnat e panevojshme dhe menaxhuar preferencat e pacientit. Casey Carroll dhe Ahmed Hassanin nga Departamenti i Mjekësisë Interne në Universitetin e Kolorados, SHBA, nisen nga një rast real për të trajtuar një tematikë të tillë. Një grua 83 vjeçe me histori fibrilacioni atrial dhe insuficiencë kardiake kongjestive, hospitalizohet për palpitacione sekondare në fibrilacionin atrial për herë të tretë brenda disa muajve. Mjekët kuptojnë se prej muajsh ajo nuk i merr bllokuesit nodalë që i janë përshkruar, prandaj fillojnë me administrimin e metoprololit sucinat 50 mg në ditë dhe diltiazem 180 mg në ditë për një normalizim të frekuencës kardiake. Dehospitalizimi ndodh një ditë pasi gruaja ishte shtruar në spital. Por, dy ditë më pas pacientja paraqitet sërish në urgjencë me një episod pre-sinkope të shkaktuar nga bradikardia dhe hipotensioni, pas një mbidozimi jo të vullnetshëm të metoprololit. Simptomat kurohen shpejt me glukagon. Por me largimin nga spitali gruaja ankohet për regjimin e saj terapeutik që përfshin 11 barna: metoprolol, diltiazem, digossina, apixaban, atorvastatina, lisinopril, furosemide, ibandronata, loratadina, ranitidina dhe një multivitaminë, duke e përkufizuar të ngatërruar, përkeqësues dhe të kushtueshëm dhe kërkon që t'i lehtësohet mjekimi. Digossina dhe atorvastatina ndalohen sipas kërkesës së saj.
Ndryshimet në farmakokinetikë dhe në farmakodinamikë që lidhen me plakjen i vënë pacientët e moshuar në risk shumë të lartë për efekte anësore; shumë studime kanë dëshmuar se efektet anësore nga barnat janë përgjegjëse deri në 10 % të hospitalizimit të të moshuarve.
Me përdorimin e instrumenteve të precizionit si Beers Criteria dhe STOPP, mjekët mund të eliminojnë barnat e tepërta apo të papërshtatshme te pacientët e moshuar. Një strategji tjetër për të optimizuar përshkrimin është përshtatja e saktë e çdo bari me një gjendje mjekësore specifike dhe eliminimi i barnave që nuk kanë një indikim konkret. "Vlerësimi korrekt i preferencave unike të pacientit mundëson përshtatjen e regjimeve farmakologjike me nevojat reale dhe personale të secilit pacient, duke pasur parasysh komoditetin, tolerueshmërinë dhe objektivat e kurës", përfundojnë autorët.

 

Jama Intern Med. 2017. doi:10.1001/jamainternmed.2017.0911 http://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2621834


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC