Farmaci

sht82017

Acidi acetilsalicilik në doza të vogla redukton riskun e gestozës

Doza të vogla të acidit acetilsalicilik mund të shpëtojnë jetë në rastin e femrave shtatzëna në risk për pre-eklampsi. Këto janë rezultatet e një studimi ndërkombëtar të publikuar në New England Journal of Medicine, drejtuar nga Kypros Nicolaides, specialist i King's College në Londër. Analiza ka përfshirë pothuajse 1.800 femra me një risk të lartë për pre-eklampsi, të përzgjedhura nga një grup prej pothuajse 27 mijë pacientësh. Në studim femrat me risk të lartë për pre-eklampsi të parakohshme janë ndarë në dy grupe: njërit i është administruar placebo ndërsa tjetrit një dozë acidi acetilsalicilik 150 mg, pak më e lartë në krahasim me atë që përdoret për parandalimin e patologjive kardiovaskulare. Rezultatet konfirmojnë se acidi acetilsalicilik ka një efekt mbrojtës në zhvillimin e formave të pre-eklampsisë që kërkojnë kryerjen e një lindje të parakohshme: në grupin e femrave që merrnin acid acetilsalicilik, vetëm 13 prej tyre iu duhej të lindin para javës së 37 kundrejt 35 në grupin placebo (-62%), ndërsa vetëm 3 gra me një pre-eklampsi më të rëndë dhe që merrnin Asa kanë lindur para javës së 34 kundrejt 15 në grupin e placebos (-80%). Përgjithësisht risku i lindjes premature u reduktua me më shumë se 50%.
"Këto rezultate - komenton Nicola Persico, përgjegjës i kirurgjisë fetale të Poliklinikës së Milanos dhe koordinator i studimit për Italinë - janë për ne shumë të rëndësishme dhe do të ndryshojnë praktikën klinike në parandalimin e çrregullimeve hipertensive gjatë shtatzënisë, të cilat përbëjnë një shkak të rëndësishëm për vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e nënës dhe atë perinatale". Të ndryshëm janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e pre-eklampsisë si, mosha, diabeti, obeziteti apo sëmundjet autoimune. "Falë një testi që kryhet rreth javës së 12 të shtatzënisë dhe që lejon kombinim e këtyre faktorëve midis tyre - përfundon Perisco, duke shtuar parametra të dallueshëm nëpërmjet ekografisë obstetrike dhe dozave biokimike në gjakun e nënës, është e mundur që të identifikojmë tashmë në tre mujorin e parë të shtatzënisë rreth 75% të shtatzënive që do të zhvillojnë pre-eklampsi. Është pikërisht në këto raste ku parandalimi luan një rol përcaktues".

 

http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1704559


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC