sht282017
BPKO jo akute, inhalator i ri me kombinim të trefishtë i aprovuar në SHBA
Food and Drug Administration (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar një terapi të trefishtë me: 10 microg fluticasone, kortikosteroid për përdorim inhalator; 62.5 microg, umeclidinium, antagonist muskarinik me veprim afatgjatë dhe 25 microg vilanterol, agonist beta-2-adrenergjik me veprim afatgjatë, në një inhalator të vetëm për t'u përdorur një herë në ditë te pacientët me bronkopneumopati kronike obstruktive (Bpko). Komiteti i produkteve mjekësore për përdorim njerëzor CHMP i Agjencisë Evropiane të Barnave ka rekomanduar kohët e fundit kombinimin, por bari nuk është aprovuar ende jashtë SHBA-ve. Indikimi përfshin bronkitin kronik dhe/ose enfizemën në pacientë që janë në trajtim me kombinimin fluticasone furoat dhe vilanterol në doza fikse për pengimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimin e përkeqësimit, për të cilat kërkohet një trajtim shtesë ose në pacientë që kërkojnë umeclidinium dhe një kombinim me doza fikse të fluticasone furoat / vilanterol.
Efektet anësore më të shpeshta që referohen nga pacientët të cilët përdorin inhalator janë dhimbja e kokës, dhimbja e shpinës, dysguesia, diarrea, kolla, dhimbja orofaringeale dhe gastroenteriti. Ndërsa përdorimi i inhalatorit të kombinuar ka sjellë të njëjtat risqe me komponentët e tij veç e veç.
Bari nuk duhet të përdoret i shoqëruar me barna të tjera që përmbajnë agonistë beta2-adrenergjikë me kohë të zgjatur pasi ekziston risku i mbi dozimit. Pacientët që marrin kortikosteroidë sistemikë paraqesin edhe një risk të shtuar të përkeqësimit të infeksioneve. Pacientët veçanërisht të ndjeshëm mund të zhvillojnë varicela ose fruth në forma të rënda ose vdekjeprurëse. Inhalatori duhet të përdoret me kujdes te individët me çrregullime kardiovaskulare, çrregullime konvulsive, tierotoksikozë, diabet melit dhe ketoacidozë.
Kombinimi nuk duhet të përdoret në pacientë me astmë pasi siguria dhe efikasiteti nuk janë përcaktuar në këtë popullatë dhe nuk duhet të merret nga ata me Bpko me përkeqësim akut apo simptoma akute.