gus52014
Me inhalatorin kortizonik rritesh më pak
Dy shqyrtime sistematike sugjerojnë se përdorimi i barnave inhalatore kortikosteroide do të ngadalësonte rritjen e fëmijëve nën trajtim për astmë bronkiale. E karakterizuar nga episode të përsëritura sibili, kollë, takikardi, dispnea dhe ndjesi shtrëngimi në gjoks me intensitet të ndryshëm në varësi të bllokimit bronkial, astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme dhe në rritje tek fëmijët. Për sa është raportuar në udhëzime, trajtimi i fëmijës astmatik bazohet në reduktimin e faktorëve të rrezikut mes të cilëve ekspozimi ndaj alergenëve dhe tymit të duhanit dhe nga një terapi proporcionale bazuar nw stadin e manifestimeve klinike. Përshkrimi i steroidëve inhalatorë përfaqëson trajtimin e linjës së parë sepse ka treguar se mund të reduktojë vdekjet dhe numrin e shtrimeve në spital duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Megjithatë efektet e mundshme të padëshiruara të kortizonit mbeten burim shqetësimi si për specialistët dhe për prindërit. Dyshimet e konfirmuara nga dy shqyrtimet e firmosura nga prestigjozia Cochrane collaboration, e para ka analizuar 25 studime për një total prej 8.471 fëmijësh astmatikë, i dyti 22. Krahasuar me placebo, përdorimi i përditshëm i kortikosteroidëve për kontrollin dhe parandalimin e sulmeve të astmës ka sjellë një reduktim prej rreth gjysmë centimetri të rritjes në gjatësi tek fëmijët gjatë 12 muajve të parë të marrjes së trajtimit, por vetëm në 14% të studimeve vlerësimi ka vazhduar për një vit të tërë. Efekti në ngadalësimin e rritjes nuk është përgjithësues dhe është më pak i dukshëm me doza më të vogla. Raporti rrezik/përfitim i këtyre barnave qëndron ende i favorshëm për përdorimin e tyre tek fëmijët.
Përse është i nevojshëm farmacisti: përdorimi i kortikosteroideve inhalatorë në moshën pediatrike është shumë i përhapur dhe është e nevojshme të informohen të interesuarit në lidhje me ngjarjet e mundshme negative duke përfshirë edhe ato mbi rritjen.