Farmaci

dhj202017

Bari i parë biologjik me efikasitet afatgjatë, për psoriazën e thonjve dhe atë palmo-plantare

tags: psoriazë

Secukinumab-i (antitrupi monoklonal plotësisht njerëzor i drejtuar kundër interleukinës-17A (Il-17A)), citokina që ka një rol kyç në zhvillimin dhe përparimin e psoriazës, ofron përmirësim të dukshëm të psoriazës së thonjve dhe asaj palmo-plantare (të pëllëmbës dhe shputës së këmbës) deri në 2.5 vjet. Këto të dhëna të reja, të ardhura nga rezultatet e studimeve "Gesture" dhe "Transfigure", janë prezantuar këtë dhjetor, Kongresin 8° Ndërkombëtar "Psoriasis: from Gene to Clinic", në Londër dhe tregojnë për herë të parë efikasitetin dhe sigurinë afatgjatë të një bari biologjik kundër psoriazës së thonjve dhe asaj palmo-plantare. Forma e fundit është veçanërisht e vështirë për t'u trajtuar dhe mund të zhvillohet deri në 90% të pacientëve të prekur nga psoriaza. Ajo prek zakonisht thonjtë ose pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve dhe në të dyja rastet, dëmton rëndë cilësinë e jetës së pacientëve, meqë redukton lëvizshmërinë, aftësitë funksionale dhe shkakton bezdi fizike, çrregullime të cilat mund të kenë një ndikim domethënës në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme.
Rezultatet e studimeve "Gesture" dhe "Transfigure" iu shtohen të dhënave që janë tashmë në dispozicion dhe në mbështetje të efikasitetit dhe sigurisë së secukinumab-it, duke përfshirë të dhënat e paraqitura së fundi, të cilat tregojnë norma të qëndrueshme rreth 100% të shërimit të lezioneve kutane, nga viti i parë deri në të pestin, te pacientët me psoriazë me pllaka, në formën e moderuar dhe të rëndë, por edhe prova të efikasitetit mbi patologji artritike të asociuara (artriti psoriatik dhe spondiliti ankilozant) dhe në psoriazën e lëkurës së kokës. Administrimi mujor i barit kryhet nëpërmjet një shiringe ose pene të mbushur paraprakisht, mënyrë që është e thjeshtë për pacientët.
"Gesture" është studimi më i madh klinik i randomizuar dhe i kontrolluar me placebo që është zhvilluar ndonjëherë për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e secukinumab-it 150 mg dhe 300 mg në rrugë subkutane kundër psoriazës palmo-plantare të moderuar dhe të rëndë. Efikasiteti i trajtimit me secukinumab për shërimin e lezioneve kutane në pëllëmbën e dorës dhe të shputës së këmbës është përcaktuar duke përdorur "Palmoplantar Investigator's Global Assessment"(PPIGA). Impakti pozitiv i cilësisë së jetës është vlerësuar nëpërmjet pikëve të "Dermatology Life Quality Index" (DLQI) dhe Palmoplantar Quality of Life Instrument" (PPQLI). Rezultatet e marra nga 205 pacientë që kanë marrë pjesë në studim, kanë treguar se 59% dhe 53% e pacientëve që kanë marrë përkatësisht 300 dhe 150 mg, në 2.5 vjet u janë zhdukur lezionet në shputat e këmbëve dhe në pëllëmbët e duarve. Janë vënë re përfitime domethënëse në pikët e marra nga PPPASI (tregues i rëndësishëm për të matur suksesin e trajtimit) dhe të cilësisë së jetës, përmirësime të dukshme sa i përket dhimbjes dhe funksionimit të pëllëmbëve të duarve dhe shputave të këmbëve. Profili i sigurisë së secukinumab-it ka qenë koherent me atë të vëzhguar në studimet klinike mbi shumë indikacione.
Ndërsa "Transfigure" është studimi i parë i gjerë i fazës IIIb, i randomizuar, i kontrolluar me placebo, double-blind, i cili ka studiuar sigurinë dhe efikasitetin afatgjatë të një bari biologjik në psoriazën e thonjve, nga e moderuar në të rëndë. Në të është studiuar superioriteti i dy dozave të secukinumab-it (150 mg dhe 300 mg nën lëkurë) në krahasim me placebon, duke vlerësuar efikasitetin klinik në 2.5 vjet, nëpërmjet përdorimit të "Nail Psoriasis Severity Index" (NAPSI) dhe "Psoriasis Area and Severity Index" (PASI). Impakti mbi cilësinë e jetës është matur duke përdorur Nail Assessment in Psoriasis and Psoriatic Arthritis" (Nappa) dhe "EuroQol 5-Dimension Health Status Questionnaire" (Eq-5d). Rezultatet e 198 pacientëve që kanë marrë pjesë në studim kanë treguar një përmirësim domethënës në bazë të indeksit NAPSI, të ruajtur në 2.5 vjet, të barabartë me -73% dhe - 63% - te pacientët që kanë marrë secukinumab përkatësisht 300 mg e 150 mg. Në mënyrë analoge, përmirësimet e ruajtura në pikët NAPPA dhe Eq-5d kanë evidentuar përfitimet sa i takon cilësisë së jetës të arritura falë trajtimit, me pacientë që kanë sinjalizuar një reduktim të dhimbjes dhe shqetësimit. Profili i sigurisë së secukinumab-it përputhet me atë të vëzhguar në studimet klinike në më shumë indikacione.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC