dhj282017
Gliflozina, mekanizmi që redukton eventet e insuficiencës kardiake
Reduktim i dukshëm i eventeve të lidhura me zemrën, te pacientët diabetikë. Kjo është arritur falë trajtimit me empagliflozinë, një inhibitor i bashkëtransportuesit sodë-glukozë të tipit 2 (SGLT-2), në studion e njohur "EMPA-REG Outcomes" (Empagliflozina, Rezultatet kardiovaskulare dhe Vdekshmëria në Diabetin e tipit 2).
«Ky rezultat ka zgjuar shumë kuriozitet për gjetjen e mekanizmit të veprimit që e ka bërë të mundur atë", thotë Barbara Pirali, Komisioni i Barnave AME (Shoqata e Mjekëve Endokrinologë). "Një publikim i kohëve të fundit në "JAMA Cardiology" thotë se efekti i dobishëm i inhibitorëve të SGLT-2 mbi insuficiencën kardiake nuk mund të shpjegohet duke u bazuar në veprimin e tyre për kontrollin glicemik dhe si diuretikë ozmotikë"
«Kështu, do të hynte në lojë një tjetër mekanizëm veprimi: SGLT-2, në fakt, duket se është në gjendje të inhibojë shkëmbyesin sodë-hidrogjen, përgjegjës për pjesën më të madhe të rimbushjes tubulare me sodë pas filtrimit", shpjegon Pirali. «Veprimi i shkëmbyesit Na+-H+ është shtuar dukshëm te pacientët me pamjaftueshmëri kardiake dhe empagliflozina, duke inhibuar shkëmbimin Na+-H+ në nivel kardiak, do të reduktonte në këtë mënyrë hipertrofinë, fibrozat, rimodelimin dhe disfunksionin sistolik». Ky efekt i dobishëm, specifikon endokrinologu, duhet shumëzuar me dobitë që vijnë nga reduktimi i presionit arterial, i peshës trupore dhe i mbajtjes së ujërave, si dhe nga përmirësimi i funksionit të veshkave, që është vënë re nga gliflozina.
«Kjo hipotezë do të sjellë projektimin e studimeve në një shkallë më të gjerë mbi pacientët me pamjaftueshmëri kardiake kronike, diabetikë apo jodiabetikë. Do të jetë interesante të vlerësohen rezultatet jo vetëm për diabetologët, por edhe për kardiologët", përfundon Pirali.
JAMA Cardiol, 2017; 2: 1025-9.