Ushqyerje

nën42022

Një dietë me pak karbohidrate mund të bëjë diferencën mes diabetit dhe paradiabetit

Sipas një studimi të ri të botuar në JAMA Network Open, një dietë me pak karbohidrate mund t'i ndihmojë njerëzit me diabet që nuk marrin medikamente dhe ata që janë të rrezikuar për t'a zhvilluar
atë, të ulin gliceminë.

"Nëse ndiqet një dietë me pak karbohidrate, me kalimin e kohës, mund të jetë një qasje e dobishme për parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2, megjithëse nevojiten ende konfirmime të mëtejshme", shpjegon autorja kryesore e studimit Kirsten Dorans nga Universiteti Tulane, New Orleans, SHBA.

Studimi përfshiu pjesëmarrës, nivelet glicemike të të cilëve varionin nga ato paradiabetike në ato diabetike që nuk merrnin medikamente për sëmundjen. U krijuan gjithsej dy grupe, pjesëmarrësit e grupit të parë ndoqën një dietë me pak karbohidrate, kurse ata të grupit të dytë ndoqën dietën e zakonshme.

Pas gjashtë muajsh, në grupin që ndoqi dietën me pak karbohidrate u vu re një rënie prej 0.23% më shumë të hemoglobinës A1c, e cila u konsiderua si e lehtë, por klinikisht e rëndësishme, krahasuar me grupin që ndoqi dietën e zakonshme. Përveç kësaj, grupi i dietës me pak karbohidrate humbi peshë dhe tregoi nivele më të ulëta të glukozës gjatë agjërimit.

Gjetjet e studimit janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit me paradiabet, nivelet e A1c të të cilëve janë mbi normale, por nën nivele që mund të klasifikohen si diabet.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 96 milionë amerikanë vuajnë nga paradiabeti dhe më shumë se 80% e atyre që e kanë atë nuk janë në dijeni. Njerëzit me paradiabet janë në rrezik të shtuar për diabetin e tipit 2, insuficiencën kardiake ose iktusin dhe zakonisht nuk marrin medikamente për uljen e sheqerit në gjak, duke e bërë efektivisht rolin e dietës shumë të rëndësishme.

Është e rëndësishme të theksohet se yndyrat përbënin rreth gjysmën e kalorive të konsumuara nga subjektet në grupin e dietës me pak karbohidrate, por që ishin kryesisht yndyra të shëndetshme dhe të pangopura që gjenden në ushqime të tilla si vaji i ullirit dhe arrat. "Studimi ynë nuk vërteton se një dietë me pak karbohidrate parandalon diabetin, por hap derën për kërkime të mëtejshme se si të zbuten rreziqet shëndetësore të njerëzve me paradiabet dhe diabet të patrajtuar", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.38645
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.38645


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC