jan112018
A ka lidhje vdekshmëria kardiovaskulare me antidiabetikët oralë?
"Diabeti është një çështje globale e shëndetit publik, me një shtim të shpejtë të rasteve, që pritet të shkojnë nga 382, në 592 milionë vetë brenda vitit 2035», shkruajnë autorët e një studimi, duke rikujtuar se terapia farmakologjike mbetet ende strategjia kryesore për trajtimin e diabetit, duke mbajtur nën kontroll hemoglobinën A1c (HbA1c) dhe duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmërinë e parakohshme. Gjithsesi, në vitin 2007, siguria e rosiglitazone-s, një antidiabetik i klasës së tiazolidinedioneve, është vënë në dyshim për shkak se mund të jetë i lidhur me një shtim të rrezikut të infarktit, iktusit dhe vdekshmërisë nga eventet kardiovaskulare. Në të njëjtën periudhë, përveç rosiglitazone-s është vënë në dyshim edhe siguria kardiovaskulare e një tjetër antidiabetiku, pioglitazone-s, si edhe i sulfoniluree-s.
Në një artikull të publikuar në "BMJ Open", një grup kërkuesish të koordinuar nga Rashmi Goyat, departamenti i politikës farmaceutike pranë Fakultetit të Farmacisë, në Universitetin e Virxhinias Perëndimore, propozoi një protokoll studimi për të zhvilluar një analizë rrjeti mbi lidhjen që ekziston mes vdekshmërisë kardiovaskulare dhe antidiabetikëve oralë.
Për pasojë, Administrata Amerikane e Barnave dhe e Ushqimeve, në vitin 2008, ka vendosur dispozita që kërkonin vëmendje më të madhe për sigurinë kardiovaskulare në të gjitha studimet mbi antidiabetikët e rinj. Megjithatë, deri më tani, është kryer vetëm një analizë mbi një rritje të mundshme të rrezikut kardiovaskular gjatë terapisë antidiabetike dhe në rezultatet e arritura nuk është parë asnjë ndryshim i rëndësishëm statistikor midis vdekshmërisë kardiovaskulare dhe ndonjërit prej këtyre barnave", thonë kërkuesit, duke shpjeguar se objektivi kryesor i protokollit të propozuar është të bëhet një analizë rrjeti duke përfshirë studime të ndryshme, qofshin ato me përzgjedhje rastësore apo vëzhguese, të vlerësuara për rreptësinë e tyre metodologjike me instrumente ad hoc, me qëllim që të krahasohen efektet e antidiabetikëve të ndryshëm mbi vdekshmërinë kardiovaskulare.
"Vendimi për të përfshirë studime të kontrolluara dhe vëzhguese bazohet nga njëra anë në faktin që para vitit 2008 nuk ishin kërkuar studime me përzgjedhje rastësore që përfshinin vlerësimin e rrezikut kardiovaskular dhe nga ana tjetër, në sugjerimin e fundit që studimet klinike me përzgjedhje rastësore dhe studimet vëzhguese nuk duhen marrë parasysh në mënyrë të veçuar. Rezultatet e këtij studimi janë prezantuar si në një kuvend shkencor, ashtu edhe janë propozuar për publikim në një revistë për rishikim profesional", përfundon Goyat-i.
BMJ Open 2017. doi: 10.1136/bmjopen-2017-017644
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29196481