jan162018
Studimet e reja vënë përballë dy barna frenuese për sëmundjet reumatike
Ka nisur tashmë i pari studim kokë më kokë mbi spondilitin ankilozant që bën krahasimin mes secukinumab-it, sa i përket vetisë së ngadalësimit të dëmit kockor spinal dhe biosimilarit të tij adalimumab. Studimi Surpass ka rekrutuar pacientë që nga vizita e tyre e parë, e realizuar në nëntor 2017.
Këtë e njofton një deklaratë e Novartis-it, që nënvizon se ky studim i përafrohet atij Exceed, studimi i parë kokë më kokë që zbuloi superioritetin e secukinumabit ndaj dalimumabit në artritin psoriazik. Që të dyja këto bëjnë pjesë në një program më të gjerë studimesh reumatologjike mbi secukinumabin. Exceed-i ishte i pari studim gjithëpërfshirës klinik kokë më kohë gjysmë i verbër për adalimumabin në artritin psoriazik që, si pikë kryesore kishte ekzaminimin e superioritetit të secukinumabit në arritjen e ACR 20, për 52 javë.
"Studimet kokë më kokë Exceed dhe Surpass do të sqarojnë çështje të rëndësishme klinike, që synojnë të zgjidhin pasiguritë te pacientët me artrit psoriazik dhe spondilit ankilozant", ka konfirmuar doktor Robert Landevvé, profesor i reumatologjisë në Qendrën e Reumatologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Amsterdam.
"Studimet kokë më kokë na japin të dhëna më të besueshme, kontribuojnë në përparimin e praktikës klinike dhe janë thelbësore për procesin klinik vendimtar. Në këtë rast, këto të dhëna duhet t'iu shtohen provave që nënvizojnë dobinë për mjekët e drejtimeve të tjera biologjike". Deklarata e Novartisit nënvizon se secukinumabi është i pari bar biologjik që frenon specifikisht citokinën IL-17A, një citokinë e rëndësishme, e përfshirë në inflamim në spondiloartrit, luan një rol kryesor në artritin psoriazik dhe në spondilitin ankilozant.
Që të dyja këto patologji janë sëmundje autoimune dobësuese, të karakterizuara nga një rrezik i madh i humbjes së lëvizshmërisë. Rreth 40% e pacientëve të prekur nga artriti psoriazik do të kenë dëme të pakthyeshme te nyjet dhe deformime të përhershme fizike. Te pacientët me spondilit ankilozant, inflamacioni i nyjeve sacroiliake dhe formimi i ri kockor në kolonën vertebrale janë të lidhura me nivele të shtuara të IL-17A, me raste më të rënda që shkojnë drejt shkrirjes së pakthyeshme spinale. Secukinumabi është i pari frenues i IL-17A tërësisht human i aprovuar për trajtimin e spondilitit ankilozant, artritit psoriazik dhe të psoriazës. Ai ka treguar një efikasitet të shpejtë e ka mbajtur një profil të njëtrajtshëm sigurie, përfshirë dhimbjen në vendin e injeksionit, në përqindje të njëjtë me placebon. Sot, secukinumabi është përdorur nga më shumë se 125.000 pacientë në të gjithë botën.