Farmaci

jan232018

Autorizohet bari profilaktik për pacientët e infektuar nga citomegalovirusi

tags: BARNA, Viruse, CMV

Te njerëzit me një sistem imun normal, virusi në përgjithësi mbetet i fshehur ose joaktiv për gjithë jetën, por në rastin e një sistemi imunitar të dobësuar...

 

Komisioni Europian ka autorizuar tregtimin e letermovir-it, në formulimin me tableta për administrim oral dhe si koncentrat i tretshëm, për administrimin intravenoz, një herë në ditë. Bari rekomandohet si një mjet profilaktik ndaj riaktivizimit të citomegalovirusit (CMV) dhe të sëmundjes CMV te të rriturit CMV-pozitivë, që i janë nënshtruar transplantimit alogjenik të qelizave embrionale hematopoietike (HSCT).

Këtë e ka bërë të ditur një shënim i MSD-së, i njohur si Merck & Co në SHBA dhe Kanada, i cili thekson se citomegalovirusi është një virus i zakonshëm: shumë të rritur janë pozitivë me CMV dhe kanë antitrupa, që tregojnë ekspozimin e mëparshëm ndaj virusit.

Te njerëzit me një sistem imun normal, virusi në përgjithësi mbetet i fshehur ose joaktiv për gjithë jetën, por në rastin e një sistemi imunitar të dobësuar, virusi mund të riaktivizohet, duke shkaktuar sëmundje klinike të rënda ose infeksione, për shkak të patogjeneve të tjera.

Letermoviri është bari i parë i rekomanduar për profilaksinë e riaktivizimit të infeksionit dhe sëmundjes nga CMV-ja te pacientët që kanë bërë transplant të qelizave embionale hematopoietike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC