Farmaci

shk52018

Shumë shpejt, në treg, vaksina për zjarrin e natës

Tashmë, për parandalimin e herpes zosterit, që në popull njihet me emrin "zjarri i natës", te të rriturit 50 vjeç e sipër, ekziston një mundësi e re. Kjo është vaksina Shingrix, e cila ka marrë mbështetjen e CHMP-së (Komiteti i Produkteve Mjekësore Njerëzore) dhe të EMA-s (Agjencia Europiane e Barnave) për hedhjen në treg.

Këtë e bën të ditur një komunikatë e GlaxoSmithKline, në të cilën ndërmarrja saktëson se bëhet fjalë për një "vaksinë me nënnjësi, që nuk përmban virusin e gjallë, rikombinante, adiuvate. Ajo merret në mënyrë intramuskulare në dy doza, me një interval nga dy në gjashtë muaj ndërmjet dozave". "Kjo është vaksina e parë për herpes zosterin që kombinon një antigjen jo të gjallë që stimulon një përgjigje imunitare të synuar dhe me një adiuvant të modeluar posaçërisht për të nxitur përgjigjen imunitare të fortë e mbështetëse". Shingrix-i indikohet për parandalimin e herpes zosterit dhe në nevralgjinë post herpes, komplikacioni më i zakonshëm dhe shpesh i dhimbshëm i lidhur me këtë diagnozë te të rriturit e moshës 50 ose më shumë vjeç.

Në veçanti, shpjegon GSK-ja, ky herpes shkaktohet nga riaktivizimi i virusit "Varicella zoster", që është i njëjti që shkakton varicelën dhe rrezikun për të zhvilluar herpes zoster dhe që rritet ndjeshëm pas vitit të pesëdhjetë të jetës. Thuajse të gjithë të rriturit mbi 50-vjeçarë, e kanë virusin që "fle" në sistemin e tyre nervor, gati për t'u riaktivizuar, me rritjen në moshë. "Kjo është një gjendje e dhimbshme dhe përgjithësisht, serioze. Rreziku për zhvillim, shtohet me moshën dhe mendohet se një person në tre do ta zhvillojë patologjinë gjatë jetës së tij. Shingrix-i është krijuar posaçërisht për të kapërcyer dobësimin e sistemit imunitar për shkak të moshës dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në parandalimin e herpes zosterit", shpjegon Thomas Breuer-i, nën President dhe Shef Mjekësor në seksionin e vaksinave të GSK-së.

Mbështetja e CHMP-së është një nga hapat finalë para autorizimit për hedhjen në treg nga ana e Komitetit Europian. Vendimi final i Komitetit Europian është parashikuar për muajin prill 2018. Shingrix-i është aprovuar në Kanada dhe në SHBA në tetor 2017 dhe është rekomanduar nga Qendra për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, për parandalimin e herpes zosterit dhe të komplikimeve të lidhura me të, te të rriturit me imunitet normal dhe me moshë 50 ose më shumë vjeç. Aktualisht, vaksina u është nënshtruar vlerësimeve rregullatore në Australi dhe në Japoni.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC