Farmaci

shk152018

Nefropatia diabetike. Efikasiteti i paricalcitol-it në reduktimin e albuminurisë.

Në një botim në "Lancet Diabetes & Endocrinology", me firmën e dy nefrologëve shumë të njohur spanjollë, janë diskutuar rezultatet e dy studimeve: "PROCEED" dhe "VITAL", të cilat kanë vlerësuar efektet e marrjes së paracalcitol-it (bar i rekomanduar për hiperparatiroidizmin dytësor me insuficiencë renale), te pacientët me nefropati diabetike, për reduktimin e albuminurisë dhe mbrojtjen e veshkave. Salvatore De Cosmo, drejtor i Departamentit të Shkencave Mjekësore, Shtëpia e Qetësimit të Vuajtjes në Foxhia, thotë...

 

- Profesor De Cosmo, cilat ishin evidencat më kryesore dhe racionale që kanë dalë nga dy studimet e cituara?
- Komplikacionet që kanë të bëjnë me veshkat, u interesojnë 35-40% të pacientëve me diabet, sëmundje që është shkaku kryesor i pamjaftueshmërisë renale vdekjeprurëse në të gjithë botën. Pavarësisht përdorimit të rregullt të barnave frenuese, sistemi reninë-angiotensinë (SRA) (ACE-I e ARB) është edhe sot e kësaj dite në rrezik të shtuar për të zhvilluar albuminuri dhe, reduktimi i filtrit glomerular, është shenja kryesore e dëmtimit të veshkës. Kjo është arsyeja se pse kërkuesit janë në kërkim të qasjeve të reja terapeutike në nefropatinë diabetike dhe mes të tjerave, është edhe paricalcitol-i, agonisti sintetik i receptorit të vitaminës D. Rezultatet e studimit të parë, VITAL, kishin treguar se si, shtimi i paricalcitol-it 2 mcg në ditë, në terapinë me barna frenuese të SRA-së ishte në gjendje të reduktonte albuminurinë e mbetur te pacietët me nefropati diabetike. Në fakt, një analizë e mëtejshme tregonte se si ky rezultat pozitiv ishte i pranishëm vetëm te pacientët që, falë dietës, kishin patur një shtim të Na-së. Në studimin e dytë, PROCEED, kërkuesit kanë vlerësuar specifikisht nëse shtimi i Na-së ishte me të vërtetë në gjendje të modulonte përgjigjen e paricalcitol-it. Rezultatet e studimit kanë dokumentuar, mbi të gjitha, se si një kufizim i moderuar i kripës në dietë (1,7-1,8 gr kripë në ditë) është në gjendje të reduktojë ambuminurinë. Përsa i përket, nga ana tjetër, efektit të paracalcitol-it, është konfirmuar ajo që ka treguar VITAL, pra, që agonisti receptorial i vitaminës D e reduktonte albuminurinë vetëm te pacientët me tepri të Na-së.

- Në përgjithësi, cilat pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me përdorimin e paricalcitol-it me këtë indikacion dhe cilat janë përfundimet, nga pikëpamja e praktikës klinike?
Duke pasur parasysh një tregues të qartë të efektivitetit që ka kufizimi i Na-së në dietë (kufizim i moderuar, sepse një kufizim i fortë është i pazbatueshëm), mbeten pyetje të pashpjegueshme lidhur me paricalcitol-in. Para së gjithash, shumica e pacientëve të studiuar në dy studimet, kishin nivele të ulëta të vitaminës D në fillim dhe, duke qenë se shtesa e vitaminës D, më vete, mund të zvogëlojë proteinurinë, mbetet të përcaktohet nëse paricalcitol-i është gjithashtu i efektshëm te pacientët me përmbajtje normale të vitaminës D. Për më tepër, nuk dihen efektet afatgjata të tolerueshmërisë dhe të sigurisë së paricalcitolit, ashtu si edhe të efikasitetit të tij. Disa studime, ashtu si edhe vetë PROCEED, kanë treguar, për shembull, zhvillimin e hiperkalcemisë dhe të hiperfosforemisë te pacientët e trajtuar me paricalcitol. Gjithashtu, në terma afatgjatë, mund të kemi probleme sigurie në sistemin kardiovaskular dhe renal.

- Çfarë rekomandohet në udhëzimet e fundit për menaxhimin e pacientëve diabetikë me ndërlikim nefropatik?
- Udhëzimet më të fundit për parandalimin dhe trajtimin e nefropatisë diabetike rikonfirmojnë nevojën për të optimizuar kontrollin e presionit të glicemisë dhe atë të tensionit të gjakut. Shoqata Amerikane e Diabetit ka botuar kohët e fundit një deklaratë për monitorimin e presionit të gjakut. Për pacientët me albuminuri, rekomandohet të ruhen nivelet e presionit nën 130/80 mmHg, ndaj këshillohet fuqimisht përdorimi i barnave antihipertensive, frenuese të SRA-së. Një rekomandim i mëtejshëm është që të kryhet kontroll i hollësishëm i të gjithë faktorëve të rrezikut kardiovaskular, siç është profili i lipideve ose kontrolli i peshës trupore. Shtoj se rezultatet e studimeve të fundit, që kanë vlerësuar sigurinë kardiovaskulare e antihiperglicemike të barnave që janë prezantuar së fundmi në treg (të tilla si GLP-1 RA dhe glifozine) kanë treguar një efikasitet të dukshëm në zvogëlimin e rrezikut të komplikimeve renale te pacientët me diabet tip 2. Unë besoj, pra, që shumë shpejt, rezultatet pozitive të këtyre studimeve do të jenë në gjendje të lehtësojnë disi futjen e udhëzimeve të ardhshme me indikacione të reja për trajtimin e nefropatisë diabetike.

- A mendoni se këto konsiderata të dhëna në letër, do të jenë të dobishme për diabetologun që ndihmon një pacient me nefropati diabetike?
- Përveç sugjerimit për të reduktuar te pacientët me diabet sasinë e Na-së në dietë, tashmë e njohur, aktualisht të dhënat që dalin nga këto studime, rekomandojnë përdorimin e paricalcitolit për zvogëlimin e proteinurisë vetëm në studime klinike të kontrolluara.

 

Lancet Diabetes Endocrinol, 2018;6(1):3-5.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29104157


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC