shk262018
Tumori i mushkërive. Nivolumab+ipilimumab, kombinimi efikas i vijës së parë
Është arritur tashmë përfundimi në lidhje me mbijetesën e lirë nga përparimi (MLP) falë kombinimit të nivolumab-it e ipilimumab-it, përkundër kimioterapisë së vijës së parë te pacientët me tumor të përparuar të mushkërive jo me qeliza të vogla, që paraqesin ngarkesë të lartë mutacionale (≥ 10 mutacione/megabase, mut/mb), Tumor Mutation Burden (TMB), në mënyrë të pavarur nga shprehja e PD-L1.
Sipas deklaratës së Bristol Myers-Squibb, ky është rezultati i studimit të fazës III Checkmate-227, në të cilin, TMB-ja është vlerësuar duke përdorur analizat e vlerësuara analitikisht të Fondacionit të Mjekësisë të titulluar FoundationOne CDx. Gjithashtu, duke u bazuar në një analizë të brendshme për mbijetesën e përgjithshme (OS) Komiteti i Monitorimit të të Dhënave, ka rekomanduar vazhdimin e studimit. Profili i sigurisë ishte në vijë me ata të mëparshmit të raportuar te pacientët me NSCLC në linjë të parë për planin e kombinimit me nivolumab-it (3 mg/kg çdo dy javë) dhe me dozë të ulët të ipilimumab-it (1 mg/kg çdo gjashtë javë).
"TMB-ja është shfaqur si një bioshënjues i rëndësishëm i aktivitetit imunoterapeutik. Për herë të parë, ky studim i fazës III, tregon një mbijetesë të lirë nga përparimi me kombinimin e barnave të imunoterapisë në linjën e parë në një grup të paracaktuar pacientësh me kancer të mushkërive jo me qeliza të vogla dhe me TMB të lartë", tha Matthew D. Hellmann, MD, kërkues në studim dhe onkolog në Qendrën e Kancerit "Sloan Kettering".
"CheckMate-227 tregoi se TMB-ja është një bioshënjues i rëndësishëm parashikues i pavarur që jep mundësi për identifikimin e një popullate pacientësh me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla në vijën e parë, të cilët mund të përfitojnë nga kombinimi i nivelolumab-it me ipilimumab-in".