Farmaci

shk272018

Ejakulimi i parakohshëm. I vetmi spraj që i vjen në ndihmë zgjidhjes së problemit

I pari spraj që i vjen në ndihmë zgjidhjes së problemit të ejakulimit të parakohshëm, tashmë është i pranishëm në shumë vende. Bëhet fjalë për një spërkatës të përbërë nga dy anestetikë lokalë: lidokaina dhe prilokaina, që bllokojnë përkohësisht transmetimin e impulseve nervore, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe duke sjellë për pasojë, një vonesë të periudhës së ejakulimit. Spërkatësi është i paradozuar. Doza e rekomanduar përbëhet nga tre spërkatje, të cilat kanë efekt pas 5 minutash.

Vincenzo Mirone, profesor i Urologjisë në Universitetin "Federico II" në Napoli, gjatë konferencës për shtyp me rastin e futjes së këtij bari në Itali, ka thënë se, ejakulimi i parakohshëm është disfunksioni më i rëndësishëm seksual mashkullor që ka prekur 4 milionë italianë. Sëmundja, në 80% të rasteve ka bazë gjenetike dhe përkufizohet si "primare". Pjesa e mbetur, 20% (ejakulim i parakohshëm sekondar) përfaqësohet nga burrat që kanë ejakuluar normalisht deri në moshën 50-vjeçare, deri në çastin kur janë shfaqur patologji të tilla, si: prostatiti, disfunksioni erektil, sëmundja e tiroides etj. që kanë nxjerrë në pah problemin".

Ndërsa për sa i përket ejakulimit të parakohshëm sekondar, mund të ndërhyhet në faktorin që e ka shkaktuar, kur individi vuan nga ejakulimi i parakohshëm primar, ai rrezikon të vuajë për gjithë jetën, me pasoja të rënda që ndikojnë në mirëqenien e çiftit. Këtu buron edhe rëndësia e barit të ri që, siç nënvizon urologu, është "një bar specifik em përdorim lokal, në gjendje të zgjidhë këtë problem".

Efikasiteti i barit manifestohet falë ashpërsisë ekstreme të formulimit, studiuar në mënyrë specifike për këtë patologji, që garanton penetrimin e përbërësve aktivë në shtresat e mukozës të glans penisit. Ky bar, i regjistruar në Itali dhe në shumë vende të tjera europiane, e ka treguar efikasitetin e tij nëpërmjet studimeve klinike ndërkombëtare.

Studimi i parë klinik është kryer në vitin 2003, rezultatet e të cilit treguan një efikasitet domethënës në shtimin e kohës së latencës mesatare të ejakulimit intravaginal. Që nga ajo kohë, bari ka qenë objekt i studimeve të ndryshme klinike në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në Europë, duke përfshirë më shumë se 1.100 individë. Studimi i fundit bazë është përfunduar në korrik të vitit 2009, gjatë të cilit, bari e ka shtuar dukshëm kohën e latencës intravaginale me së paku 6 herë më shumë, krahasuar me bazën.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC