Shëndetësi

mar212024

Shpresa për shërim! Shkencëtarët "presin" HIV nga qelizat

Shkencëtarët pretendojnë se e kanë eliminuar me sukses virusin HIV nga qelizat e infektuara, kjo falë teknologjisë "Crispr" e editimit të gjeneve, fituese e çmimit Nobel.

"Kjo teknologji bën praktikisht punën e gërshërëve, por në nivel molekular dhe arrin ta presë ADN-në duke mundësuar çaktivizimin ose shkëputjen e saj", thotë BBC. Shpresohet që përmes kësaj metode, të arrihet çlirimi i të gjithë trupit nga virusi, edhe pse do të duhet ende shumë punë për të kontrolluar sigurinë dhe efikasitetin e saj real.

Mjekimet e deritanishme kundër HIV-it mund vetëm të frenojnë avancimin e tij, por nuk arrijnë ta eliminojnë dot plotësisht. Testimin e prezantuan në një konferencë mjekësore një ekip hulumtuesish të Universitetit të Amsterdamit, të cilët e bënë të qartë se puna e tyre është ende në fazat e para dhe se nuk do të realizohet dot tani shpejt një trajtim i mirëfilltë kundër sëmundjes së SIDA-s, së shkaktuar nga ky virus. Megjithatë, duket se edhe shkencëtarë të tjerë po përpiqen ta përdorin këtë teknologji kundër HIV-it.

Kompania Excision BioTherapeutics pohoi se pas 48 javësh eksperimentimi, 3 vullnetarë me HIV që i janë nënshtruar kësaj ndërhyrjeje nuk kanë shfaqur asnjë efekt anësor të rëndë. Virusi HIV sulmon qelizat e sistemit imunitar dhe i përdor për t'u shumëfishuar. Edhe nëse një i sëmurë i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe disa janë shpallur "të shëruar plotësisht", virusi nuk zhduket, por qëndron i fshehur ose në gjendje të fjetur, duke lënë prani AND-je ose materiali gjenetik të tij, ndaj shumë persona të infektuar marrin antiviralë përgjatë gjithë jetës.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC