mar132018
Përgatitet vaksina e re e gripit. Studiuesit kërkojnë pse-të e efektivitetit të dobët të vaksinës së fundit
FDA-ja, sapo ka votuar përbërjen e vaksinës kundër gripit për sezonin 2018-2019, në bazë të rekomandimeve të OBSH-së.
Për vaksinën trivalente, komisioni është shprehur në mënyrë unanime (12 po, 0 jo) për të përfshirë një virus të tipit A/Michigan/45/2015 (H1N1) pdm09 dhe një virus të tipit A/Singapore/INFIMH¬16-0019/2016 (H3N2), një ndryshim ky, krahasuar me vaksinën e sezonit 2017-2018. Gjithashtu, ka votuar me diferencë të madhe (11 po, 1 abstenim) për përfshirjen e një virusi të tipit B/Colorado/06/2017 (lineaggio B/Victoria/2/87). Komisioni ka vendosur më tej në unanimitet përfshirjen e një virusi të tipit B/Phuket/3073/2013 (të familjes B/Yamagata/16/88) si çep i dytë i gripit B, në vaksinën kuadrivalente.
E gjitha kjo ndodh ndërsa vazhdon të jetë i lartë aktiviteti i sëmundjes së ngjashme, me një mbizotërim të virusit A (H3N2) dhe një shtim së fundi të infeksioneve nga virusi B. Në një konferencë për shtyp, Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kanë bërë të ditur se nga të dhënat paraprake në dispozicion, rezulton se vaksina e këtij viti është efikase në masën 25% kundër çepit H3N2 dhe se po shkakton numrin më të madh të të sëmurëve dhe të vdekurve, më shumë nga ç'ishte parashikuar në të dhënat e mëparshme që vinin nga australianët.
"Për habinë tonë të madhe, vaksina është efikase në masën rreth 51% te fëmijët", thotë Anne Schuchat-i, drejtoreshë e CDC-ve. Ende nuk ka vlerësime statistike të efikasitetit të lartë të vaksinës kundër gripit A (H3N2) për grupmosha të tjera. Përsa iu përket çepeve të tjera që qarkullojnë, vaksina ka qenë efikase në masën 67% kundër çepit A (H1N1) pdm09 dhe në masën 42% kundër gripit B (kryesisht kundër atij B/Yamagata).
"Besoj se çepi i virusit të gripit A (H3N2) që është përzgjedhur për vaksinën e këtij sezoni është i duhuri dhe ekspertët po punojnë për të përcaktuar arsyen se pse mbrojtja ka qenë më pak efikase nga ç'ishte parashikuar. Kërkuesit e FDA-së po bashkëpunojnë me kolegët pranë Qendrave të Shërbimeve Medicare & Medicaid për të përgatitur një bazë të dhënash në përmasa të mëdha, që përfshin detajet e vaksinave kundër gripit, të marra nga katër milionë persona dhe të dhënat e shtrimeve për shkak të gripit ose të trajtimit me barna antivirale për sëmundje të ngjashme me gripin", thotë Scott Gottlieb-i, përfaqësues i FDA-së, në një deklaratë për shtyp.
Kërkuesit po përqendrohen edhe në një ndryshim të mundshëm të efektivitetit te personat mbi 65 vjeç që janë trajtuar me një vaksinë antigrip me doza të larta dhe me vaksinën adiuvate, për të kuptuar nëse efikasiteti ka qenë më i mirë, krahasuar me atë që është vënë re te personat e vaksinuar me dozat standarde.
FDA Press Announcements
https://www.fda.gov/NewsEvents/Newsroom/PressAnnouncements/ucm598317.htm
FDA Committee Recommends 2018-2019 Influenza Vaccine Strains Medscape Mar 01, 2018.
https://www.nytimes.com/2018/02/15/health/flu-vaccine-effectiveness.html?partner=rss&emc=rss&smid=tw-nythealth&smtyp=cur