Farmaci

mar272018

EMA merr vendimin përfundimtar: ndalohet valproate për femrat në moshë fertile!

Stop valproates për gratë dhe vajzat në moshë fertile! Valproate nuk duhet të përdoret nga asnjë grua apo vajzë që është në moshë fertile, përveçse nëse ndjek një program për parandalim shtatzënie. Edhe në ambalazhimin e barit duhet vënë simboli i dukshëm i njoftimit për rrezik. Në përgjithësi, shpjegon EMA, terapitë me valproate nuk duhen nisur kurrë (përveçse nëse nuk ka në dispozicion alternativa të tjera) as te të rinjtë dhe vajzat në fillim të pubertetit.

Për gratë që planifikojnë një shtatzëni duhet përgatitur një tjetër plan terapeutik dhe për atë përqindje të vogël me epilepsi, për të cilën nuk ka alternativa të tjera, duhet marrë mbështetja dhe asistenca e duhur.

Ky është një nga rekomandimet e reja të Grupit Koordinues për Procedurat e Njohjes së Përbashkët (CMDH) në Agjencinë Evropiane të Barnave për të shmangur rrezikun e keqformimeve të fetusit dhe problemeve të zhvillimit pas lindjes.

Valproate përdoret për trajtimin e epilepsisë, çrregullimeve bipolare dhe në disa vende, për parandalimin e migrenave. Masat e reja parashikojnë ndalimin e përdorimit të tij për migrenë dhe çrregullime bipolare gjatë shtatzënisë.

Ndonëse prej kohësh është rekomanduar të informohen më mirë pacientët mbi rreziqet e mundshme të lidhura me këtë bar, në fakt është vënë re se informacionet e sakta nuk kanë shkuar në kohë te pacientët.
Për këtë arsye ka ardhur edhe vendimi për të riforcuar shtrëngesat e mëparshme dhe u është kërkuar ndërmarrjeve farmaceutike të zhvillojnë studime të reja për të vlerësuar më mirë efektet në terma afatgjatë te fëmijët që janë ekspozuar ndaj barit, gjatë shtatzënisë. Gratë dhe vajzat që aktualisht po marrin valproate, përfundon EMA, nuk duhet ta ndërpresin atë pa u konsultuar me mjekun.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC