pri202018
Disfunksioni erektil. Forma e re e sildenafilit, ruan sekretin e burrave
51% e të intervistuarve kanë patur probleme të ereksionit të paktën një herë në jetë, ndërsa për 13% të tyre, ky është një problem që ndodh me ndërprerje ose në mënyrë kronike (nga një herë në katër raporte, deri në çdo raport). Këto janë disa nga të dhënat që dalin nga hulumtimi mbi identitetin e ri seksual mashkullor, të realizuar nga GFK, me mbështetjen e Ibsa Farmaceutici Italia, si pjesë e fushatës "Ticket to Love".
Kërkimi është bërë në një kampion prej 1000 burrash 35-70 vjeç dhe përpiqet të kuptojë ndryshimin e një mashkulli në evoluim, i cili nis të pranojë një grua gjithnjë e më të emancipuar e të pavarur, si dhe të vlerësojë të mirat që ka kjo. Mes atyre që kanë probleme me ereksionin, 17%, i kanë ato në grupmoshën 35-45 vjeç dhe i përjetojnë si një moment dobësie. Me çfarë del nga shqyrtimi, më së shumti, kjo situatë përjetohet me zhgënjim, siklet, shqetësim dhe angështi. Një pjesë e mirë e burrave që e vuan dukshëm këtë problem, e quan atë me natyrë psikologjike (34%). Nga ana tjetër, 36% e tyre, nuk flet me askënd për këtë çështje.
59% e të intervistuarve, megjithatë, deklaron se nuk e ka aspak problem ta pranojë para partneres se merr një bar për problemet e ereksionit. Sildenafili, pilula e parë për ereksionin ka paraqitur, plot 20 vjet më parë, një revolucion të vërtetë.
"Befasuese është, shpjegon Emmanuele A. Jannini, enokrinolog dhe seksolog (Universiteti "Tor Vergata" në Romë), se kjo molekulë, me të cilën janë lidhur edhe tadalafili, vardenafili e avanafili, nuk është plakur kurrë, ndonëse është transformuar, duke ndjekur nevojat e çiftit. Nëse meshkujt kanë ende nevojë për fshehtësi kur marrin një bar për ereksionin, ndodh pak sepse seksualiteti shkon njësh me intimitetin, edhe në trajtimin farmakologjik dhe pak sepse gratë, në këto 20 vite, nuk kanë bërë aspak paqe me një bar që shpesh vazhdojnë ta shohin si një sfidë ndaj tërheqjes së tyre seksuale. Dhe ja tek vjen, së bashku me metamorfozën e mashkullit, edhe ajo e sildenafilit. Sot, ky bar sillet në formën e një filmi që tretet në gojë dhe që mund të mbahet në portofol".
Produkti i ri për disfunksionin erektil, i pranishëm në treg prej rreth një viti, bashkon efikasitetin dhe sigurinë e përdorimit të sildenafilit citrat, një formë farmaceutike praktike dhe diskrete. Filmi i tretshëm, duhet vendosur në gojë, mbi gjuhë dhe të lihet që të tretet, para se të gëlltitet. Ambalazhimi i tij i veçantë jep mundësi për marrjen e tij në mënyrë diskrete, sipas nevojës, pa qenë nevoja për ujë.
Duke qenë se mukoza e gojës është jashtëzakonisht e vaskularizuar, bari mund të thithet drejtpërdrejt në qarkullimin sistemik, duke evituar efektin e kalimit të parë. Kjo mund të përmirësojë dukshëm veprimin e parë që varion nga 30-120 minuta pas marrjes, në rastet kur personi është esëll.
Bari, që është subjekt i përshkrimit të mjekut, është i disponueshëm edhe në dozimin prej 75 mg, që u shtohet atyre klasikë prej 25, 50 dhe 100 mg, duke i dhënë mundësi mjekut që ta personalizojë trajtimin, në bazë të kushteve të pacientit.