Farmaci

gus52022

Barnat për disfunksionin erektil dhe ngjarjet e padëshiruara okulare

Sipas një studimi të botuar në JAMA Ophthalmology, njerëzit që përdorin rregullisht medikamente të zakonshme për disfunksionin erektil (DE) janë më të rrezikuar nga efektet anësore okulare. "Mes mbi 200,000 burrave që përdorën inhibitorët e fosfodiesterazës të tipit 5 (PDE5I), shkalla e rregulluar e incidencës (IRR) për endpointin përfundimtar, përbërës i shkëputjes seroze të retinës (SRD), okluzionit vaskular të retinës (RVO) dhe neuropatisë optike ishemike, ishte 1.85", shpjegon autori kryesor i studimit Mahyar Etminan, nga Universiteti i Kolumbisë Britanike në Vankuver.

Këto ngjarje të padëshiruara okulare ishin raportuar edhe më parë me përdorimin e PDE5I, por kryesisht në formën e studimeve anekdodike të cilët kanë dhënë vlerësime të pasakta për këto rreziqe. Studiuesit vlerësuan të dhënat e marra nga baza e të dhënave PharMetrics Plus në periudhën janar 2006-dhjetor 2020, duke përfshirë 213,033 përdorues të PDE5I, ndër të cilët: sildenafil (Viagra, Revatio), tadalafil (Cialis), vardenafil (Levitra) dhe avanafil (Stendra), që nuk kishte përdorur asnjë nga barnat para hyrjes në studim.

Analiza e mbivendosur e rast-kontroll përfshiu 278 raste të SRD, 628 të RVO dhe 240 të ION, si dhe 4,584 raste kontrolli. Mosha mesatare në grupin e rastit dhe atë të kontrollit ishte 64.6 vjeç. Ekspertët vunë re që disa faktorë rreziku ishin më të zakonshëm te pacientët sesa te kontrollet, si: hipertensioni (24.6% krahasuar me 8.9%), diabeti (38.1% krahasuar me 26.1%), sëmundja e arteries koronare (36.1% kundrejt 24.0%) dhe apnea e gjumit (15.5% kundrejt 10.6%).

Një analizë që krahasoi rrezikun ndërmjet burrave me pesë ose më shumë përshkrime të PDE5I kundrejt atyre me më pak se pesë përshkrime, tregoi një lidhje dozë-përgjigje me efektet anësore okulare.

Në një koment shoqërues, Brian VanderBeek nga Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia, dhe Maureen Maguire nga Qendra JAEB për Kërkime Shëndetësore në Tampa, Florida, vunë në dukje se megjithëse rezultatet e studimit sugjerojnë se përdorimi i PDE5I mund të shoqërohet me ngjarje të padëshiruara serioze okulare, shkakësia nuk mund të demonstrohet vetëm duke përdorur të dhënat vëzhguese. "Studimet e ardhshme që reduktojnë konfuzionin e mbetur mund të forcojnë besimin në konkluzionet mbi përdorimin e PDE5I dhe këtyre ngjarjeve të padëshiruara", përfundojnë redaktorët.

 

JAMA Ophthalmology 2022. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2022.0663
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2022.0663

JAMA Ophthalmology 2022. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2022.0664
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2022.0664


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC