Farmaci

maj92018

Kozmetikë, Parlamenti i BE-së bën thirrje për ndalim të testimit mbi kafshët

Të ndërmerret një nismë diplomatike për ndalimin e testimit të produkteve të kozmetikës mbi kafshët në mbarë botën, para vitit 2023. Kjo është ajo që Parlamenti Evropian i ka kërkuar Bashkimit Evropian, duke miratuar një rezolutë jo legjislative me 620 vota pro, 14 kundër dhe 18 abstenime. Shitja e produkteve të kozmetikës të testuara mbi kafshët është ndaluar brenda BE-së që nga viti 2013, por deputetët kanë theksuar se kjo nuk e ka penguar industrinë europiane të kozmetikës që të lulëzojë dhe të hapë rreth dy milionë vende pune.

Megjithatë, në rreth 80% të shteteve anembanë botës testimi i kafshëve dhe marketingu i kozmetikës të testuar mbi kafshët janë ende të lejuara.

Sipas deklaratës së Parlamentit Europian, vërehet gjithashtu se janë shfaqur mangësi në sistemin e BE-së, pasi disa produkte kozmetike janë testuar mbi kafshët jashtë BE-së, para se të testohen përsëri në Bashkimin Evropian duke përdorur metoda alternative dhe më tej, janë futur në tregun e komunitetit. Deputetët gjithashtu theksuan se shumica e përbërësve të produkteve kozmetike përdoren në shumë produkte të tjera, të tilla si prodhime farmaceutike, detergjente ose ushqime të caktuara, prandaj mund të jenë testuar mbi kafshët, bazuar në ligje të ndryshme. Edhe mungesa e të dhënave të besueshme për kozmetikën e testuar te kafshët dhe pastaj të importuar në BE, mbetet një problem serioz. BE-ja, gjithashtu, duhet të sigurohet që asnjë produkt i futur në tregun e tij nuk është testuar mbi kafshët në një vend jashtë BE-së.

Për të punuar për një ndalim global të testimit të përbërësve të kozmetikës mbi kafshët, si dhe të tregtimit të këtyre produkteve, deputetët e PE-së u bëjnë thirrje liderëve të BE-së të përdorin rrjetet e tyre diplomatike për të formuar një koalicion dhe për të nisur një konventë ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Kjo ndalesë duhet të hyjë në fuqi para vitit 2023. Deputetët po përpiqen të arrijnë që, ndalimi i BE-së të mos dobësohet gjatë negociatave tregtare apo rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Eurobarometri Special në mars 2016, 89% e qytetarëve të BE-së thonë se Bashkimi Europian duhet të bëjë më shumë për të promovuar ndërgjegjësim më të madh ndërkombëtar mbi rëndësinë e mirëqenies së kafshëve. Për më tepër, 90% e qytetarëve europianë besojnë se është e rëndësishme të vendosen standarde të larta të mirëqenies së kafshëve, të njohura në mbarë botën.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC